Kadri Kastrati, ish-komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka thënë se deklarimet e ndërkombëtarëve, respektivisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-it rreth hapjes së urës së Ibrit, paraqesin drojën e një rreziku nga një sulm rus përmes Serbisë në veri të vendit.
Ku sipas tij, do të sulmoheshin edhe ushtarët e KFOR-it.
Kastrati e hodhi poshtë mundësinë e një konfrontimi ndërmjet forcave kosovare dhe KFOR-it, duke theksuar se një rezultat i tillë duhet të shmanget.
“Mendimi im personal ushtarak është; nuk ekziston ndonjë rrezik potencial që forcat kosovare në këtë rast Polica të jetë në konfrontim me KFOR-in, sepse nuk e besoj që mundet e mardh deri të ajo pikë. Nuk guxon të vijë deri te ajo pikë.
Normal që ura duhet të hapet… është çuar pluhur pak për së tepërmi, nuk është dashur që të ngrihet aq shumë pluhur rreth kësaj ure, të bëhet temë aq e madhe.
(Ndërkombëtarët) dëshirojnë të jenë të kujdesshëm të mos ndodh, ajo që ndodhi në sulmi ndaj KFOR-it, ku u lënduar ushtarët… mos po ndodh një protestë e dhunshme, mos po përdorën armë… E kanë një drojë se mos Rusia, mos po punon dhe ndërhyjë përmes Serbisë, që ngritë një konflikt dhe t’i sulmojë edhe pjesëtarët e KFOR-it“, ka thënë Kastrati në Radio Dukagjini.
Kastrati ka shtuar se Qeveria e Kosovës ka marrë dhe analizuar në mënyrë të mjaftueshme raportet e inteligjencës nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) dhe FSK-ja në lidhje me rrezikshmërinë e hapjes së urës.
“Paraprakisht mendoj që Qeveria e Kosovë i ka marrë raportet e analizës nga inteligjenca, AKI-ja dhe FSK-ja. Mbi rrezikshmërinë, situatën se çka nëse hapet ura, a ka rrezik nga serbët lokalë në pjesën veriore, a ka planifikim, që mund të sulmojnë apo të përdorin për sulme të dhunshme, siç kanë ndodhur vitin e kaluar ndaj forcave të KFOR-it. Gjithashtu mendoj që Qeveria ka bërë analiza dhe vlerësime të prishjes se urave të komunikimit me partnerët strategjikë dhe dje e pamë që edhe kryeministër ka pasur takimi me komandantin e KFOR-it për çështjen e urës”, ka shtuar Kastrati.
Kastrati beson se me hapjen e urës, situata do të stabilizohet dhe ajo pjesë e Kosovës do të integrohet më mirë në institucionet e vendit.
“Po unë uroj dhe shpresoj që ngadalë të gjithë këto institucionet (paralele ilegale serbe) janë rimarrë, janë kthyer në kontrollin e institucioneve të Kosovës, është shtrirë sovraniteti, është shtrish ligji dhe kushtetutshmëri në atë pjesë, ka mbetë edhe ura dhe unë mendoj që me lirimin e saj çdo gjë do të shkoj në rregull, dhe ajo pjesë e Kovës të integrohet”, ka thënë ndër të tjera Kastrati
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qeveria i bën thirrje Sindikatës së administratorëve për biseda: Pagat nuk janë të larta, por mundësitë janë të kufizuara
Arrestohet autori që qëlloi për vdekje 81-vjeçarin në Tiranë
Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri