LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 4° cloudy

Pas 26 vitesh në Zvicër, mërgimtari nga Gjilani rikthehet për të investuar në Kosovë

Pas 26 vitesh në Zvicër, mërgimtari nga Gjilani rikthehet për të investuar në Kosovë

Pas shumë viteve punë dhe suksesi në Zvicër, mërgimtari nga Kosova, Halid Maliqi, vendosi të rikthehet në vendlindje për të investuar në të ardhmen e vendit, duke hapur kështu biznesin e ri dhe për të krijuar vende të reja të punës.

Maliqi i lindur në fshatin Malishevë të Komunës së Gjilanit, pas 26 viteve që jetoi në Kosovë, ai iku në Zvicër për të krijuar jetë të re. Maliqi tha se 26 vite jetoi në Kosovë dhe 26 të tjera iku në Zvicër.

Ai për Telegrafin rrëfeu këtë rrugëtim, që për të nuk ishte edhe shumë i lehtë.


“26 vite kam jetuar në Kosovë dhe 26 vite të tjera kam ikur në Zvicër. Pas këtyre viteve jam rikthyer sërish në Kosovë për arsye të investimeve dhe dëshirës së kahmotshme e kësaj pune që kam filluar”, ka thënë Maliqi për Telegrafin.

Ai thekson se biznesi ka të bëjë vetëm me sushi prodhim dhe se nga ushqimi nuk ka gjëra të tjera.

“Biznesi ka të bëjë vetëm me sushi prodhim, nuk ka gjëra të tjera. Qytetit të Gjilanit i ka munguar një gjë e tillë, kështu që kam dëgjuar se qytetarët e Gjilanit ikin nëpër qytete të tjera për të ngrënë sushi. Ka qenë ide e kahmotshme e imja dhe e familjes, sepse une në Zvicër kam punuar 9 vite si kuzhinier i sushit dhe kështu më ka lindur ideja për këtë investim”, ka theksuar ai.

Maliqi tutje e tregon arsyen e motivimit për t’u rikthyer në Kosovë dhe për të investuar në vendlindje.

“Ajo se çka më ka motivuar për t’u kthyer në Kosovë, fillimisht është për të investuar dhe për të krijuar vende të lira të punës. Kam jetuar 26 vite në Zvicër dhe vendosa që të jem afër familjes, miqve dhe dashamirëve”, ka thënë ai.

Sipas Maliqit, Kosovës i mungojnë shumë gjëra të mira, prandaj ai i këshillon mërgimtarët e tjerë që të vijnë dhe të investojnë në vendlindjet e tyre.

“Këshilla ime për mërgimtarët për të investuar në Kosovë është se vendit i mungojnë shumë gjëra të mira për të cilat mund të punojnë së bashku dhe me i realizu. Edhe qytetarët në Kosovë duhet të vedisohen dhe të punojonë kurr pa ndalur, sepse vetëm kështu mund të arrihet gjithçka”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/.

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori