LAJMI I FUNDIT:

“Të shtypur po, të nënshtruar jo” – shqiptarët e Luginës protestojnë kundër politikave shtypëse të Beogradit

“Të shtypur po, të nënshtruar jo” – shqiptarët e Luginës protestojnë kundër politikave shtypëse të Beogradit

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë protestuar sot në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.

“Kthema adresën”, “Duam libra shqip”, “Dija nuk nostrifikohet”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo”, janë disa nga pankartat që protestuesit kanë mbajtur në duar.

Protesta ka nisur me intonimin e himnit kombëtar dhe me një minutë heshtje për të gjithë dëshmorët dhe veprimtarët e çështjes kombëtare.


Një numër i madh i qytetarëve po marrin pjesë në këtë protestë, në mesin e të cilëve janë edhe përfaqësuesit e shqiptarë si kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe pjesëtarë të tjerë të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Moderatoja e protestës tha se janë mbledhur për të kërkuar të drejtat e tyre.

“Jemi sot këtu për të protestuar për mos realizimin e marrëveshjeve të nënshkruara dhe të mbetura në letër, e për obligimet që qeveritë në Beograd asnjëherë nuk i kyen. Jemi këtu për të kundërshtuar pasivizimin selektiv të qytetarëve shqiptarë të luginës. Jemi për të dëshmuar se kërkesat tona janë të drejta”, tha ajo.

Protestuesve u është drejtuar edhe deputeti Shaip Kamberi i cili ka thënë se diskriminimi si dukuri është i ndaluar për shoqëritë demokratike, siç ka thënë ai, sidomos për një shoqëri që pretendon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se Beogradi zyrtar po diskriminon serbët lokalë për inate të shqiptarëve.

“Jemi këtu sepse Qeveria në Beograd po refuzon të respektojë të drejtat tona, po refuzon të na integrojë në organet shtetërore në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”, tha Kamberi.

Ndërsa profesori i gjuhës shqipe, Llukman Misini, ka folur për mungesën e teksteve shkollore.

“Në mungesë te teksteve shkollore, profesorët japin mësim në mënyrë alternative. Vendet e rajonit përdorin mjete të avancuara në sistemin mësimor. Neve po vazhdon të na mohohet sigurimi i teksteve shkollore. Po na ndalohet historia si lëndë. Po na ndalohet lënda e gjeografisë”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori