Rrezikohet mbajtja e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 – Qeveria e Kosovës kërkon t’i organizojë vet ato, merr përgjigje negative
Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 po rrezikohen, e mund të mos mbahen fare. Kjo për shkak të vonesës së institucioneve të Kosovës për funksionalizimin e Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare, e për më tepër Qeveria e Kosovës ia ka drejtuar Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, një letër në të cilën kërkon marrëveshje të re.
Qeveria e Kosovës, i ka dërguar Lojërave Mesdhetare një marrëveshje të re ku protagonist kryesor është Qeveria e Kosovës e jo Komuna e Prishtinës siç është paraparë fillimisht nga Lojërat Mesdhetare. Më 27.06.2024, Komiteti Ndërkombëtar i kthen përgjigje Qeverisë duke i thënë që nuk munden të hyjnë në marrëveshje direkte me Qeveritë ngase ata nënshkruajnë marrëveshje me qytetet.
Në përgjigjen e tyre, ata paralajmërojnë që ka rrezik që të dështojë komplet mbajtja e Lojërave Mesdhetare në Kosovë për shkak se Kosova është vonuar në zotimet që i ka dhënë.
“KNLM (Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare) ngrohtësisht fton të gjitha palët e përfshira që urgjentisht të përgatisin dokumentacionin e kërkuar (që veçse është e njohur për të gjithë), duke kujtuar që afati i fundit për të bërë operacional Komitetin Organizativ të Lojërave Mesdhetare, është 8 shtator 2024, më së largu” – thuhet në përgjigjen që Presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i KNLM-së i kanë kthyer Qeverisë.
Komiteti Organizativ i Lojërave Mesdhetare ia përkujton Qeverisë që prej 8 shtatorit 2023 kur janë fituar lojërat e deri sot nuk është marrë as hapi i parë prej autoriteteve të Kosovës e që është krijimi i Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare. Pra në Kosovë qe 11 muaj s’është marrë asnjë hap që është dashur të bëhet për këto lojëra, në ndërkohë pushtetarët tanë shtyhen se kush duhet me qenë në krye të Odës, a Qeveria a Komuna – e si rezultat i kësaj të rinjtë e Kosovës rrezikojnë të mbeten pa investimet e shumëpritura në sport.
Komiteti Ndërkombëtar qartazi e ka refuzuar propozimin e Qeverisë për “marrëveshjen e re” të propozuar nga ta dhe përveç refuzimit, i japin afat qeverisë deri më 8 shtator t’i përmbushin obligimet e marra kur është nënshkruar kontrata fillestare sepse përndryshe humbet mundësia për organizimin e këtyre Lojërave në Kosovë.“Komiteti Ndërkomëtar i Lojërave Mesdhetare nuk mund të hyj në marrëveshje direkte me Qeveri. Statuti i KNLM-së në asnjë rast nuk parashikon që qeveritë mund të jenë bashkëbisedues të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet me KNLM-në” – thuhet në përgjigjen e Komitetit Ndërkombëtar.
Dallimi kryesor mes marrëveshjes së nënshkruar më 08.09.2023 dhe asaj që e ka propozuar Qeveria e Kosovës është që në të parën organizatore është Komuna e Prishtinës e Qeveria është garantuese financiare për organizimin e Lojërave kurse në të dytën, Qeveria është vet organizatore e lojërave.
Në marrëveshjen e propozuar, që KALLXO.com e ka parë, Qeveria propozon që të jetë ajo që implementon marrëveshjen dhe se përmes kësaj marrëveshje Qeveria do të “merr të gjitha hapat e nevojshëm për të zbatuar marrëveshjen”, me fjalë të tjera me qenë Qeveria organizatorja. Këtë marrëveshje, në emër të Qeverisë e ka dërguar Daulina Osmani, zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.Propozimi nga Qeveria e Kosovës ishte që kjo marrëveshje të nënshkruhet nga vet ajo, Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare.
“Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është njohja e përpjekjeve të vazhdueshme për organizmin e 21-të të Lojërave Mesdhetare siç definohet në kontratën e nxjerrë në Heraklion më 8 shtator 2023. Organizimi i Lojërave Mesdhetare do të implementohet në përputhje me këtë marrëveshje, kontratën e cila është pjesë e kësaj marrëveshjeje si Aneksi 1, duke përfshirë librin e ofertave” – thuhet në marrëveshjen e propozuar nga Qeveria.Në marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nuk parashihen si nënshkruese, të cilat kishin nënshkruar marrëveshjen e parë.Për rrezikimin e Lojërave Mesdhetare, KALLXO.com ka pyetur Kryeministrin Albin Kurti.“I zoti i shtëpisë” në Qeveri na ka thënë që nuk ka informacione.
“Unë nuk kam kurrfarë informacioni që ka probleme, përkundrazi. Për këtë është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përkatësisht zëvendësministrja Daulina Osmani, e cila mund t`ua jap përgjigjen më të mirë” – deklaroi Kryeministri Kurti më 24.07.2024.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe me zëvendësministren Osmani për ta pyetur pse kanë kërkuar marrëveshje tjetër dhe a ka rrezik mos të mbahen fare Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.Që nga 26.07.2024, zëvendësministrja Osmani është thirr tetë herë në telefon, është kontaktuar pesë herë përmes shkrimeve në aplikacione dhe dy herë me email, por ajo nuk ktheu përgjigje në pyetjet e drejtuara nga KALLXO.com.
Pyetje zyrtarisht i janë dërguar edhe Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, të cilët po ashtu, zyrtarisht kanë heshtur sa i përket kësaj çështjeje.Pra, më 08.09.2023 u nënshkrua marrëveshja mes Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Komunën e Prishtinës.Me këtë rast, Qeveria e Kosovës ishte nënshkruese si dëshmitare. Nënshkrimin e tyre e kanë vendosur Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati.
Këto lojëra do të nënkuptonin investime milionëshe në infrastrukurë sportive, investimin më të madh që Kosova e ka bërë pas lufte në sport – gjë që duket se do të mbetet ëndërr për shkak se Kosova po vonohet në përmbushjen e obligimeve bazike siç është mbajtja e takimit të komisionit mes Komunës e Qeverisë. Kosova ishte kandidatja e vetme që garoi për ta siguruar organizimin e Lojërave Mesdhetare.
Shqipëria është zotuar se do ta ndihmojë Kosovën në organizimin e lojërave, duke ia ofruar bregdetin e vet për garat në sportin e lundrimit.Ajo që po shihet deri tash është që pas 11 muajve, autoritetet qendrore e lokale s’kanë arritur as të takohen mes veti.
Pra komisioni që është dashur të formohet mes Komunës së Prishtinës, MRKS-së dhe Komitetit Olimpik nuk është mbajtur për 11 muaj.Në Lojërat Mesdhetare marrin pjesë 26 vende nga tri kontinente. Nga Afrika: Algjeria, Egjipti, Libia, Maroku dhe Tunizia. Nga Azia: Libani, Siria dhe Turqia. Nga Evropa: Shqipëria, Andorra, Bosnja dhe Hercegovniza, Kroacia, Qiproja, Franca, Greqia, Italia, Kosova, Malta, Monako, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, San Marino, Serbia, Sllovenia dhe Spanja.
Kosova u pranua në ICMG (Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare) më 2015 dhe mori pjesë për herë të parë në Tarragona 2018, në Spanjë.Programi sportiv përmban rreth 24 sporte, me pjesëmarrjen e mbi tre mijë sportistëve. /KALLXO/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm” – Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje