LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Si kryeministër do ta kërkoj drejtësinë e munguar për vëllezërit Bytyqi

Hamza: Si kryeministër do ta kërkoj drejtësinë e munguar për vëllezërit Bytyqi

Kryetari i Mitrovicës së Jugut njëherësh edhe kandidat i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ka bërë homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në Yonkers të New York-ut.

Hamza, përmes një postimi në Facebook, tha se tre vëllezërit Bytyqi janë rrëfim i sakrificës së madhe që do të mbetet përjetësisht në memorien kolektive të kombit shqiptar.

“‘Mbahu, nëno, mos kij frikë se ke djemtë n’Amerikë’, këto vargje të Nolit kanë kumbuar në zemrat tona që një shekull. Ato ishin thirrje e zëshme edhe gjatë luftës në Kosovë kur Ylli, Mehmeti, Agroni dhe djemtë e vajzat e batalionit “Atlantiku” braktisën jetën e mirë në Amerikë për të luftuar për atdheun e tyre. Me bashkëluftëtarin e tyre, Uk Lushin, sot bëmë homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në Yonkers të Nju Jorkut”, ka shkruar Hamza, transmeton Telegrafi.


Hamza tutje ka shkruar se “tre vëllezërit Bytyqi janë rrëfim i sakrificës së madhe që do të mbetet përjetësisht në memorien kolektive të kombit shqiptar. Ata janë urë e përhershme e lidhjes ndërmjet shqiptarëve dhe Amerikës, të cilën ne e kemi obligim ta ruajmë”.

“Si kryeministër do ta kërkojë pareshtur drejtësinë e munguar për vëllezërit Bytyqi dhe të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë tonë!”, ka shkruar Hamza. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Stano: Kurti duket se është i vendosur ta hapë Urën e Ibrit

Stano: Kurti duket se është i vendosur ta hapë Urën e Ibrit

Lajme
​Nëse e njihni këtë person, raportoni menjëherë në polici

​Nëse e njihni këtë person, raportoni menjëherë në polici

Kronika e Zezë
Protesta e shqiptarëve në Bujanoc, policia serbe u bën presion qytetarëve

Protesta e shqiptarëve në Bujanoc, policia serbe u bën presion qytetarëve

Lugina
Dyshohet për vjedhje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi

Dyshohet për vjedhje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi

Kronika e Zezë
Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Camaj: Kosova shtet i pavarur, nismat e tjera janë të dështuara

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Camaj: Kosova shtet i pavarur, nismat e tjera janë të dështuara

Lajme
Shtohet përdorimi i armëve nëpër dasma, vlerësohet intervenimi i policisë

Shtohet përdorimi i armëve nëpër dasma, vlerësohet intervenimi i policisë

Lajme
Kalo në kategori