LAJMI I FUNDIT:

Rusia evakuon qytetarët nga rajoni i Kurskut mes sulmeve të vazhdueshme ukrainase

Rusia evakuon qytetarët nga rajoni i Kurskut mes sulmeve të vazhdueshme ukrainase

Rusia ka evakuuar qytetarët nga rajoni i Kurskut pas një inkursioni të vazhdueshëm nga forcat e armatosura ukrainase në territorin e saj.

Bëhet e ditur se së fundmi Moska shpalli një emergjencë të “nivelit federal” në rajon – katër ditë pasi qindra trupa ukrainase sulmuan përtej kufirit në atë që dukej të ishte sulmi më i madh i Kievit në tokën ruse që kur Kremlini filloi një pushtim në shkallë të plotë kundër Ukrainës në vitin 2022.

Luftimet në Kursk kanë marrë vëmendje të konsiderueshme nga mediat ruse, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.


Ukraina shkatërroi një tjetër anije ruse në Krime
Lexo po ashtu Ukraina shkatërroi një tjetër anije ruse në Krime

Pjesa më e madhe e mbulimit kishte të bënte me situatën humanitare – fëmijët që dërgoheshin në strehimore me autobusë, si dhe njerëzit nga rajone të tjera ruse që mbledhnin ushqime dhe furnizime të tjera për t’i dërguar në Kursk.

Siç raportohet, rreth 20 strehimore të përkohshme që strehojnë mbi 1,200 njerëz thuhet se janë organizuar në Kursk.

Ndërsa njerëzit vazhdojnë të ikin nga luftimet, do të hapen më shumë strehimore. /Telegrafi/