LAJMI I FUNDIT:

Anulimi i koncerteve – Vjena u ofron fansave të Taylor Swift hyrje falas në klube, ushqim e dhurata

Anulimi i koncerteve – Vjena u ofron fansave të Taylor Swift hyrje falas në klube, ushqim e dhurata

Dhjetëra mijëra fansa të yllit të muzikës pop, Taylor Swift, (34-vjeçare) kanë mbetur pa tri koncerte në Vjenë për shkak të masave të sigurisë kundër një sulmi të mundshëm terrorist.

Pavarësisht zhgënjimit të madh, të gjithë fansat në Vjenë kanë mundësinë të kalojnë kohë me muzikën e superyllit me fansat e tjerë.

Fansat e Taylor Swift vendosën ta shfrytëzonin situatën sa më mirë, ndaj pavarësisht shiut, ata u mblodhën në rrugën Cornelius dhe filluan të këndojnë, ndonëse disa prej tyre po qanin.


@joeprutjes Singing together in the ‘Singerstreet’ of Vienna after shows got cancelled #taylorswift #taylornation #vienna #taylorswifterastour #swifties #erastour ♬ origineel geluid – Joep Rutjes

Ata shkëmbyen byzylykë, një praktikë e zakonshme në koncertet e saj dhe pamjet e ribashkimit u bënë virale në rrjete sociale.

Zbulohet identiteti i 17-vjeçarit që u përfshi në sulmin terrorist në koncertet e Taylor Swift
Lexo po ashtu Zbulohet identiteti i 17-vjeçarit që u përfshi në sulmin terrorist në koncertet e Taylor Swift

Ata u ofrojnë ekspozita falas, shfaqje të modës…

Edhe Vjena vendosi të ngushëllojë fansat e shumtë të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës.

View this post on Instagram

A post shared by Pam (@charmpam)

Në faqen zyrtare të qytetit të Vjenës, është bërë e ditur se të gjitha ekspozitat dhe sfilatat e modës janë falas për vizitorët me biletat e blera të koncertit.

Qyteti ka siguruar gjithashtu hyrjen falas në stadiumin Wiener Stadionbad për këdo që tregon një biletë koncerti, ndërsa ata që kërkojnë argëtim do të mund të hyjnë falas në disa klube.

Foto: Instagram

Gjithashtu, disa hotelierë ofrojnë ushqim dhe pije falas me paraqitjen e një bilete koncerti, dhe një dyqan bizhuterish po jep gjerdanë falas. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Magazina
Eliza Hoxha fiton edhe një mandat tjetër si deputete

Eliza Hoxha fiton edhe një mandat tjetër si deputete

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Kalo në kategori