LAJMI I FUNDIT:

Ukraina ka ‘të drejtën legjitime’ për të goditur objektivat në Rusi, deklaron BE-ja

Ukraina ka ‘të drejtën legjitime’ për të goditur objektivat në Rusi, deklaron BE-ja

Komisioni Evropian ka deklaruar se Ukraina ka të drejtë të mbrohet duke sulmuar objektivat në Rusi, pas një inkursioni në rajonin kufitar të Kurskut.

“Ne mendojmë se Ukraina po lufton një luftë legjitime mbrojtëse kundër një agresioni të paligjshëm”, tha zëdhënësi i Komisionit, Petro Stano.

“Dhe në kuadrin e kësaj të drejte legjitime për të mbrojtur veten, Ukraina ka të drejtë të godasë armikun kudo që e sheh të nevojshme: në territorin e saj, por edhe në territorin e armikut”, shtoi Stano.


Bëhet e ditur se qindra ushtarë ukrainas janë përfshirë në inkursionin ndërkufitar në Rusi, i cili filloi të martën në Kursk, rajon ky që ndodhet rreth 500 kilometra në jugperëndim të Moskës, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Presidenti Vladimir Putin e përshkroi sulmin, që besohet se kishte për qëllim tërheqjen e rezervave ruse në një përpjekje për të dobësuar ofensivën e saj në Donetsk, si një “provokim në shkallë të gjerë”.

Ndërkohë, zyrtarë të tjerë rusë e kanë cilësuar atë si një akt terrorist.

Megjithatë, Stano tha se qëndrimi i BE-së për konfliktin nuk ka ndryshuar “që nga shkurti i vitit 2022”.

“Është mbështetje e plotë për Ukrainën në vetëmbrojtje legjitime kundër agresionit. Dhe mbështetja jonë përfshin ndihmën politike, financiare, humanitare, diplomatike dhe ushtarake. Dhe asgjë nuk po ndryshon për këtë”, tha zëdhënësi evropian.

Ndryshe, Brukseli dhe 27 vendet anëtare të BE-së deri më tani kanë ofruar mbështetje prej gati 108 miliardë eurosh për vendin e shkatërruar nga lufta.

Ndërkohë, BE-ja ka goditur Rusinë me 14 pako sanksionesh për pushtimin e saj në shkallë të plotë, në një përpjekje për të shkurtuar të ardhurat e saj dhe qasjen në materialet dhe teknologjitë që i nevojiten për të bërë luftë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Kalo në kategori