LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 17° fair_night

Durmishi përcjell testimin e Urës së Ibrit: Jemi në koordinim me KFOR-in

Durmishi përcjell testimin e Urës së Ibrit: Jemi në koordinim me KFOR-in

Zëvendës ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili ka qëndruar në Mitrovicë ka thënë se sot përfundon procesi i testimit të stabilitetit infrastrukturor të urës mbi lumin Ibër.

Siç raporton gazetarja e Telegrafit, para mediave Durmishi tregoi se pas përmbylljes së këtij procesi, presin nga kompania e kontraktuar një raport nëse ura është  stabile për qarkullim të automjeteve.

“Sot gjatë ditës përmbyllet ky si proces dhe presim një raport prej kompanisë që të na tregojë se kjo urë a është stabile për qarkullimin e automjeteve. Besoj që sot përfundon testimi dhe brenda dy-tri ditëve presim raportin final”, ka thënë Durmishi.


Ai po ashtu foli edhe për raportin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti me partnerët ndërkombëtarë në lidhje me këtë çështje.

“Kryeministri, qeveria kanë takime të rregullta me QUNT-in e të gjithë faktorët relevantë ndërkombëtarë. Siç e shihni kjo urë kur është ndërtuar, është ndërtuar për qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve. Duke e pa që sot secili qytetarë i Kosovës mund të lëviz lirshëm në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, ashtu siç lëviz lirshëm në Shtërpcë, Graçanicë, Ranilluk dhe Kllokot atëherë është e pakuptimtë që kjo urë të mos hapet për kalimin edhe të automjeteve”, ka thënë Durmishi, raporton Telegrafi.

I pyetur se a kanë koordinim me KFOR-in, Durmishi pohoi një gjë të tillë.

“Po kemi koordinim me KFOR-in dhe me të gjithë, që t’i përfundojmë të gjitha procedurat”, ka thënë Durmishi.

Gjatë testimit të stabilitetit të urës së Ibrit është arrestuar Aleksandar Arsenijeviq nga partia Demokracia Serbe, pasi sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ai  ka penguar punëtorët e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ka refuzuar urdhrat policore.

Ai është arrestuar në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku punëtorët e komunës ishin duke lyer.

Mësohet se anëtarë të partisë së Arsenijeviqit kanë penguar lyerjen e flamurit serb në afërsi të urës.

Ndryshe, ka përfunduar diskutimi publik për përfitimet që do të sjellë hapja e urës së Ibrit, ku të pranishëm ishin pos kryetarit të komunës, Erden Atiq janë edhe ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi dhe zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani.

Kryetari Atiq dhe ministri i MAPL-së, Krasniqi kanë vizituar urën e Ibrit dhe testimet që po kryhen aty. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Portieri i Leeds pranoi një autogol të paprecedentë në sekondën e fundit dhe e përfundoi ndeshjen në lot

Portieri i Leeds pranoi një autogol të paprecedentë në sekondën e fundit dhe e përfundoi ndeshjen në lot

Ligat tjera
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa
E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

Evropa
Erërat e forta fryjnë aeroplanin gjatë aterrimit në aeroportin grek – e lëvizte anash sikur të ishte nga letra

Erërat e forta fryjnë aeroplanin gjatë aterrimit në aeroportin grek – e lëvizte anash sikur të ishte nga letra

Interesante
​Ligji i ri për tatimin në pronë, çfarë i pret bizneset nga viti i ardhshëm?

​Ligji i ri për tatimin në pronë, çfarë i pret bizneset nga viti i ardhshëm?

Ekonomi
Kalo në kategori