Poezi nga: Ron Whitehead
Përktheu: Fadil Bajraj
Erdha nga një fermë e largët në Kentaki
isha i vendosur qysh herët pavarësisht vështirësive
të rrezikoja gjithçka
që të shihja botën
dhe të miqësohesha me të gjithë njerëzit
me të gjitha krijesat e egra dhe të bukura.
Kështu që u ballafaqova me çdo rrezik.
Kam hequr të zitë e ullirit.
Kam dështuar dhe kam humbur më shumë herë
se të gjithë ata që njoh së bashku.
Shumë herë kam dashur të heq dorë dhe të vdes.
Dhimbja ishte dërrmuese.
Ama sa herë prekja fundin
thosha JO. Refuzoja të dorëzohesha.
Futesha thellë brenda vetes dhe mblidhja veten shpesh
me ndihmën e një të huaji ose një miku.
Dilja zvarrë nga kanali me baltë.
Ngjitesha përsëri në shteg.
Kthehesha në vijën e parë të frontit.
Luftoja e luftoja
betejë pas beteje.
Shumë herë më kanë rrahur keq dhe kam humbur.
U përballa me përvoja buzë vdekjes.
Secilën herë kërkoja derisa gjeta mënyrën
për t’u ngritur përsëri. Mësova të dëgjoj.
Unë u rrita nga dështimet e mia.
Kam zhvilluar vullnet të çeliktë.
Kam mësuar të jem i lëndueshëm.
Kam hapur zemrën time.
Kam mësuar të qaj.
Kam mësuar të qesh.
U bëra luftëtar fisnik.
Kam ndërtuar një urë nga vendi ku isha
deri atje ku doja të isha
për të jetuar dhe për të qenë ëndrra ime.
Deri më tash për dekada të tëra
unë kam qenë vetja ime origjinale autentike.
Unë kurrë nuk kam dashur të jem dikush tjetër.
Ama kam shumë respekt për ata që kanë qenë para meje.
Kam studiuar jetën e tyre veprat e tyre.
Kam mësuar prej secilit prej tyre veç e veç.
Në çdo hap të mallkuar të rrugës
kam shkruar kam shkruar kam shkruar.
Nuk kam pasur asnjë lugë argjendi apo jastëkë të butë në jetën time.
Sall telashe të hamamta dhe penën time të patrembur në zjarr.
Lajmi i mirë është
nëse unë mund ta bëj mundesh edhe ti.
Mos u dorëzo kurrë.
Mos u dorëzo kurrë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Sekreti drejt zemrës së një gruaje!
Pse njerëzit kanë nevojë për tregime?
Guri i Rozetës: Deshifruesit e vërtetë të kodeve të lashtësisë
Viti 1922: Në Shkodër lindi Marie Shllaku
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje