LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli ’74 prezanton edhe dy lojtarë, për Shefki Kuqin do të ketë edhe prurje tjera

Feronikeli ’74 prezanton edhe dy lojtarë, për Shefki Kuqin do të ketë edhe prurje tjera

Feronikeli 74 ka vazhduar me përforcimin e skuadrës, duke prezantuar sot sulmuesin anësor Armend Gashi dhe mbrojtësin David Gjinollari.

Pas prezantimit të Hasan Hysenit, Davide Bonsellinit, Stivian Jankut, Nikolaos Ionnidis dhe Vasileios Karagounis, klubi nga Drenasi që udhëhiqet nga Shefki Kuqi, ka vazhduar me përforcime.

Feronikeli 74 siguroi elitën vetë pas ndeshjes së barazhit, pasi mposhti Prishtinën e Re.


“Gashi vjen tek Feronikeli nga Trepça ’89, ndërsa më parë ai ishte edhe pjesë e FC Prishtinës. 23 vjeçari ishte edhe pjesë e grupmoshave të reja të Kombëtares së Kosovës. Sulmuesi i krahut është vlerë e shtuar në ekip dhe tek Feronikeli do te jetë së paku për dy edicionet e radhës. Gashi njihet për shpejtësinë e tij, driblimet dhe lojën e bukur me top. Aftësi keto qe do te jene ne dispozicion per trajnerin Kuqi. Ky padyshim që nuk do te jetë transferi i fundit për këtë afat”, shkruan faqja zyrtare e klubit.

Po ashtu edhe futbollisti tiranas, mbrojtësi i krahut, David Gjinollari, do të jetë pjesë e ekipit.

“Futbollisti nga Tirana, David Gjinollari, i është transferimi më i ri i skuadrës sonë në këtë afat kalimtar. Mbrojtësi i majtë, që nuk kursehet në asnjë pozitë të anës së majtë të fushës, ka vënë firmën në kontratën e klubit, duke ju bashkuar familjes sonë të madhe. Gjinollari vjen nga Kategoria Superiore, ku sezonin e fundit ishte pjesë e KF Teuta, por ka veshur edhe fanellat e KS Burreli e FC Hradec Kralove në ligën e Republikës Çeke”, shkruan faqja zyrtare e klubit.

Feronikeli 74 ka bërë ndryshime të mëdha edhe në kryesinë e klubit, ku janë afruar disa donatorë me emër. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë

"Mirë se u ktheve" - përqafime me Mikel Artetën dhe bashkëlojtarët, po ashtu duartrokitje nga tifozët në kthimin e Granit Xhakës në Emirates

Premier League

"Duam testin e ADN-së", "Thor" - tani Australia dhe Gjermania vënë në dyshim fitoren e Katzberg

Atletikë
Bëri histori në Lojërat Olimpike, por mundësja femër u skualifikua nga finalja për shkak të rregullave të rrepta

Bëri histori në Lojërat Olimpike, por mundësja femër u skualifikua nga finalja për shkak të rregullave të rrepta

Sport
Moment i sikletshëm për LeBron James kur mendoi se brohoritjet janë për të, por ato ishin për një kampion tjetër olimpik

Moment i sikletshëm për LeBron James kur mendoi se brohoritjet janë për të, por ato ishin për një kampion tjetër olimpik

Ndërkombëtare
Usain Bolt nuk hezitoi kur përmendi se cilin futbollist do të kishte dashur të garonte në kulmin e tij të karrierës

Usain Bolt nuk hezitoi kur përmendi se cilin futbollist do të kishte dashur të garonte në kulmin e tij të karrierës

Ndërkombëtare
Pak orë para transferimit të Dani Olmos, Barcelona mori një lajm fantastik

Pak orë para transferimit të Dani Olmos, Barcelona mori një lajm fantastik

La Liga
Kalo në kategori