LAJMI I FUNDIT:

Tifozët të shqetësuar nga pamjet e stërvitjes së Mike Tyson

Tifozët të shqetësuar nga pamjet e stërvitjes së Mike Tyson

Një ndeshje boksi mes legjendarit Mike Tyson dhe ish-yllit influencues Jake Paul duhej të zhvillohej më 20 korrik në stadiumin Dallas Cowboys, por u shty për shkak të problemeve shëndetësore të Iron Mike. Ndërkohë është caktuar një datë e re dhe të dy do të hyjnë në ring më 15 nëntor.

Tyson (50-6-2) pati ndeshjen e tij të fundit profesionale në vitin 2005 dhe në vitin 2020 u kthye me një luftë ekspozuese kundër një legjende tjetër të dikurshme, Roy Jones Jr.

Paul filloi me boksin në vitin 2018 dhe që atëherë ka arritur dhjetë fitore (shtatë me nokaut), kryesisht kundër personazheve të tjerë të famshëm dhe luftëtarëve MMA, me një humbje nga Tommy Fury, gjysmëvëllai i ish-kampionit të botës, Tyson Fury.


Lufta mes Tyson dhe Paul u shpall profesionale, megjithëse Maike nuk kishte pasur një ndeshje serioze për më shumë se një dekadë. Shqetësimi i fansave për gjendjen e legjendës së boksit shtua pasi u publikua një video e përgatitjeve të Tyson.

Deri para pak kohësh, Tyson ka punuar ekskluzivisht në palestër, por sipas videos duket qartë se ka nisur edhe boksin. Megjithatë, disa tifozë besojnë se ai është i ngadalshëm dhe larg gatishmërisë perfekte për ndeshjen me Paulin.

Tre muaj para ndeshjes, një tifoz shkroi “Jack do ta nokautojë atë”, ndërsa një tjetër shtoi “Ky është fundi për të. Nuk ka asnjë mënyrë që Mike Tyson të mundë Jake Paul”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester City e sheh si nënshkrimin e ëndrrave - gati oferta për yllin e Real Madridit që shihet si zëvendësues ideal i Julian Alvarez

Manchester City e sheh si nënshkrimin e ëndrrave - gati oferta për yllin e Real Madridit që shihet si zëvendësues ideal i Julian Alvarez

Premier League
Pak orë para transferimit të Dani Olmos, Barcelona mori një lajm fantastik

Pak orë para transferimit të Dani Olmos, Barcelona mori një lajm fantastik

La Liga
Një video emocionuese mes garueses dhe babait të saj po shpërndahet në internet - ka prekur shumë njerëz

Një video emocionuese mes garueses dhe babait të saj po shpërndahet në internet - ka prekur shumë njerëz

Sport
Kylian Mbappe fillon stërvitjet me Real Madridin - po punon sipas planit të Antonio Pintus

Kylian Mbappe fillon stërvitjet me Real Madridin - po punon sipas planit të Antonio Pintus

La Liga
Dhoma e zhveshjes së Bayernit po shpërthen - Bild publikon listën me emrat që mund të largohen

Dhoma e zhveshjes së Bayernit po shpërthen - Bild publikon listën me emrat që mund të largohen

Bundesliga
Falë Thomas Mullerit, Gjermania fitoi medaljen e artë në kalërim në Paris 2024

Falë Thomas Mullerit, Gjermania fitoi medaljen e artë në kalërim në Paris 2024

Sport
Kalo në kategori