Kievi vazhdoi sot sulmet ajrore në rajonin kufitar rus të Kurskut dhe sistemet e mbrojtjes shkatërruan katër drone gjatë natës, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, një ditë pasi Moska akuzoi Ukrainën për shënjestrimin e zonës me armë të blinduara.
Ministria dërgoi forcat rezervë për të ndihmuar në zmbrapsjen e qindra luftëtarëve ukrainas të mbështetur nga tanke, në një nga inkursionet më të mëdha tokësore në territorin rus gjatë luftës. Situata mund të kontrollohet, tha Alexei Smirnov, guvernatori në detyrë i rajonit jugperëndimor të Rusisë, në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Të gjitha shërbimet e urgjencës janë në “gatishmëri të lartë”, tha ai, duke u bërë thirrje njerëzve të dhurojnë gjak për të rimbushur furnizimet mjekësore. Sulmi ukrainas në rajonin rus të Kurskut është një tjetër sulm “terrorist” ndaj civilëve, deklaroi zyrtarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Kursk region 👀🔥 pic.twitter.com/8lhtgybltD
— MAKS 24 🇺🇦👀 (@Maks_NAFO_FELLA) August 6, 2024
Në përleshjet që shpërthyen dje, pesë persona u vranë, duke përfshirë dy nga ekuipazhi i ambulancës, dhe të paktën njëzet u plagosën, mes tyre gjashtë fëmijë, thanë zyrtarët rusë. Ukraina nuk ka bërë një koment zyrtar, megjithëse kishte prova të disa veprimeve ushtarake në anën e saj të kufirit. Si Kievi ashtu edhe Moska thonë se sulmet e tyre nuk kanë në shënjestër civilët.
Ukraina lëshon rregullisht raketa në territorin rus dhe di se si të godasë objektivat thellë brenda Rusisë me drone me rreze të gjatë, por sulmet e këmbësorisë janë të rralla. Forcat që e përshkruajnë veten si paraushtarakë vullnetarë rusë që luftojnë në anën e Ukrainës kanë shkaktuar dëme minimale në një inkursion të madh në pjesë të rajoneve Belgorod dhe Kursk, por qëllimi i sulmit mbetet i paqartë.
Dje, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës nuk përmendi ndonjë operacion sulmues brenda Rusisë. Sipas raportimeve, deri në 300 luftëtarë ukrainas, të mbështetur nga tanke, sulmuan trupat kufitare në dy vende në Kursk – Nikolayevo-Daryin dhe Oleshny. /Telegrafi/
Sudzha, Kursk region 💥🔥 pic.twitter.com/dyLQCx5gTz
— MAKS 24 🇺🇦👀 (@Maks_NAFO_FELLA) August 6, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëToka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj