LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Kurti është përgjegjës që ia humbi vendit katër vite

Bajrami: Kurti është përgjegjës që ia humbi vendit katër vite

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, për siç ka thënë ajo “propagandën e vazhdueshme”.

Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se LVV sot është bërë sinonim i korrupsionit.

“Korrupsion me Martin Berishaj, korrupsion Nagip Krasniqi, korrupsion 900 kontrata sekrete në vlerë mbi 240 milionë euro, korrupsion me rezerva shtetërore, korrupsion në Ministri të Infrastrukturës (tendera për shefat e mëparshëm), korrupsion me subvencione në Ministrinë e Kulturës, korrupsion me çmime të barnave, korrupsion me drejtësi e në secilin institucion ku këta udhëheqin”, ka shkruar ajo.


Postimi i plotë i Bajramit në Facebook:

“Dhe unë e pyes Albin Kurtin: Kur ka qenë vera dimër z. Kryeministër?

Atëherë kur Kryeministri i Kosovës i kishte dyert e hapura në Shtepinë e Bardhë e nënshkruante marrëveshje, apo tani kohën kur ju si Kryeministër në SHBA s’mund takoni askënd tjetër pos menaxhmetin e UBER-it? A ka qënë vera dimër kur Kosova nënshkruante marrëveshjen e Stabilizim Asociimit apo nën qeverisjen tuaj që Kosova është që 14 muaj nën sanksionet të BE-së? Si na paska qënë vera më herët e si qenka tani kur që tri vite e gjysmë asnjë njohje, asnjë antarësim, asnjë projekt, asnjë investim, asnjë premtim i realizuar – veç patriotizëm fallc nga ju dezertorët e dikurshëm.

Këtu ndoshta duhet të kemi edhe pak mirëkuptim sepse krejt varet prej cilës përspektivë e sheh Albin Kurti verën dhe dimrin: si puna e xhipave të zi, derisa ishte në opozitë çfarë nuk thoshte për qeveritarët me xhipat e zi, që 3 vjet e gjysëm po thotë kjo thjeshtë është protokolare.

Një fjali tjetër me të cilën Kurti edhe mund ta mirëmbajë simpatinë e disa mërgimtarëve ishte “Korrupsioni pat pllakosur qeverisjet e mëhershme në majat e saj”.

Por, unë e pyes Kurtin çfarë ka bërë ai për ta luftuar korrupsionin?

Mergimtarët e dinë mirë se Kurti ka ardhë në pushtet duke premtu që ka me bë Dubravën 12 kate, që ka me i ndëshku të korruptuarit, por deri sot asnjë rezultat. Përkundrazi, Kurti merr në mbrojtje secilin të korruptuar, ka vetëm një kriter, që ai të jetë i Lëvizjes Vetëvendosje.

Tashëm ka evidencë, fakte e të dhëna që korrupsioni që po bën LVV në pushtet ka lënë nën hije çdo të korruptuar në historinë 20 vjeçare të qeverisjeve të kaluara: korrupsion me Martin Berishaj, korrupsion Nagip Krasniqi, korrupsion 900 kontrata sekrete në vlerë mbi 240 milionë euro, korrupsion me rezerva shtetërore, korrupsion në Ministri të Infrastrukturës (tendera për shefat e mëparshëm), korrupsion me subvencione në Ministrinë e Kulturës, korrupsion me çmime të barnave, korrupsion me drejtësi e në secilin institucion ku këta udhëheqin.

LVV sot është bërë sinonim i korrupsionit.

 Çfarë ju tha tjetër Kurti mërgimtarëve? Ju foli për kartonin e gjelbër? Jo, jo ai ju tha: “Buxheti i shtetit, zhvatej nga klikat e partive në koalicionin qeverisës”.

Kurti 15 vite në opozitë, i bindi mergimatrët dhe të tjerët që një frazë e tillë është e vërtetë, por z.Kurti unë të pyes:

A nuk është zhvatje me pagu Gani Jakupin 7000 euro në muaj e me i lënë minatorët pa paga që dy muaj?

A nuk është zhvatje me pagu darka e dreka në Prishtinë gjoja për lobim në Amerikë?

A nuk është zhvatje me ble 3.4 milionë euro orendi për zyre?

A nuk është zhvatje me shpenzu miliona për dreka e darka zyrtare?

A nuk është zhvatje me ble qindra mijëra eruo për teleona?

A nuk është zhvatje me ju dhanë familjareve qindra mijëra euro subvencione për OJQ-të e tyre?

A nuk është zhavtje me ju dhanë dostave mbi 240 milionë euro tendera sekret?

Qysh po mbetët vera dimër apo dimri verë?

Meqë Kurti s’ka asnjë rezultat për 3 vjet e gjysëm qeverisje, ai natyrisht shpëtimin e gjenë te e kaluara, ai ndër të tjera kishte thënë se në qeveritë e kaluara “Taksat qe derdheshin te Thesari i shtetit nga djersa e qytetarëve, përfundonin në xhepat e pushtetarëve”, tipike fjali e Albin opozitarit i cili po mundohet të abstrahoj krejt çka ka ndodhë që 3 vite e gjysmë.

Albin Kurti me të marrë mandatin e ka rritë pagën e vet dhe të krejt Kabinetit me rreth 50%, e ka ngritë çmimin e rrymës mbi 100%, ai dhe ministrat e tij e kanë soditë inflacionin pa marrë asnjë masë të vetme, inflacioni ka rritë çmimet e produkteve bazë me mbi 50%, në saj të cilit Qeveria që 3 vite i vjelë dhunshëm xhepat e qytetarëve. Përmes inflacionit po ndodhë transfer i lirë i parasë nga xhepat e qytetarëve në Thesarin e shtetit e mandej Albini & Co, përmes tenderave njëburimor dhe subvencioneve po i transerojnë te dostat e tyre. Ky është realiteti që po e jetojmë  – qytetarë më të varfër e pushtetarë më të pasur, andaj edhe gjithë kjo propagandë.

Albin Kurti për të mbuluar dështimin e tij përdor fjali si “vera dimër e dimri verë”, “qeverisjet e kaluara” duke folë në përgjithësi pa qenë në gjendje me veçu një emër të vetëm. Ai po harron se tani në historinë e qeverisjes së këtij vendi ai ka marrë pjesë pothuaj sa secila parti tjetër, vetëm se trashëgimia e tij është zero –  jo zero është izolimi i vendit, korrupsion dhe nepotizëm.

Natyrisht se Albini nuk mund të fliste në terma konkretë me mergimtarët, nuk mund të thoshte se i ka ndërtu 160 çerdhe, sepse nuk e ka bërë një gjë të tillë, nuk mund të ju thoshte se e ka liru çmimin e energjisë, as që e ka liru çmimin e bukës, vajit, sheqerit sepse nuk e ka bërë një gjë të tillë, nuk mund të ju fliste as për sigurime shëndetësore, as për 4000 banesa për qitet e reja, as për ndërtimin e 5 shtepive për të moshuarit, as për ndërtim të rrugëve, urave, tuneleve e magjistraleve, as për integrime euroatlantike dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare, as për Fondin Sovran e Bankën Zhvillimore, sepse asnjë nga këto nuk janë bërë.

Albin Kurtin është përgjegjës që ja humbi vendit katër vite” (sic.), ka shkruar deputetja Bajrami. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe një i lënduar në Zllakuqan të Lipjanit, policia jep detaje

Një i vdekur dhe një i lënduar në Zllakuqan të Lipjanit, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Mori pjesë në protestën e serbëve për të kundërshtuar hapjen e urës së Ibrit, Jabllanoviq flet për Telegrafin

Mori pjesë në protestën e serbëve për të kundërshtuar hapjen e urës së Ibrit, Jabllanoviq flet për Telegrafin

Elfije Boletini
Kërkesa e Belerit për ngritjen e shkollës së mesme në gjuhën greke në Himarë, ja si përgjigjet kryetari i ri, Vangjel Tavo

Kërkesa e Belerit për ngritjen e shkollës së mesme në gjuhën greke në Himarë, ja si përgjigjet kryetari i ri, Vangjel Tavo

Lajme
Çfarë po ndodh me identifikimin e trupit të Faton Hajrizit?

Çfarë po ndodh me identifikimin e trupit të Faton Hajrizit?

Lajme
OBRM-PDUKM: Në dy raste më herët gjatë qeverisjes LSDM-BDI presidentja e Kosovës ka shkelur protokollet

OBRM-PDUKM: Në dy raste më herët gjatë qeverisjes LSDM-BDI presidentja e Kosovës ka shkelur protokollet

Politikë
Konfirmohet rasti i parë me virusin “Ethet e Nilit Perëndimor” në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me virusin “Ethet e Nilit Perëndimor” në Kosovë

Shëndetësi
Kalo në kategori