Reperi i njohur Noizy dhe DJ i tij, Crax, thuhet se janë arrestuar në mesnatë në një klub nate në Shëngjin.
Sipas një njoftimi të bërë nga Policia e Shtetit, arrestimi i tyre u bë nga ‘Fast’, pasi ishin shpallur prej disa ditësh në kërkim nga Policia e Kosovës.
Në deklaratën e tyre thuhet tutje se arrestimi u bë me qëllim ekstradimin në Kosovë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”.
Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.
Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.
Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStresi i drejtohet ministres Haxhiu: 500 forca policore kanë qenë te shtëpia ime, a jeni normal ju?
Arrestohen Noizy dhe DJ Crax, Policia e Shtetit me deklaratë: Do të ekstradohen në Kosovë
Loredana Zefi kërkon lirimin e Noizyt
Medi Iseni publikon videon ku shihet duke u grushtuar brutalisht, nga Noizy me shokë në Pejë
Ministrja Haxhiu nënshkruan kërkesën për arrestimin e Noizyt dhe DJ Crax
Blero rikthehet me ish-të dashurën?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
"Sondazhi i sondazheve", CNN tregon se kush po udhëheq mes Harrisit dhe Trumpit
Askush nuk e ka bërë asnjëherë atë që bëri gjiganti kubanez në Lojërat Olimpike
Kamala Harris e zgjodhi kandidat për zëvendëspresident - kush është Tim Walz?
Paralajmërimet për hapjen e urës së Ibrit, EULEX: Të gatshëm të mbështesim Policinë e Kosovës në rast trazirash
I jashtëzakonshëm Zhegrova, futet nga banka dhe shënon golin e fitores për Lille
Komentatori olimpik i tmerruar nga zhytja 'e rrezikshme' e garueses - kërkoi që gjyqtarët të ndërhyjnë