LAJMI I FUNDIT:

Transferim 60 milionësh, një tjetër yll po e lë Ligën Premier për milionat e Arabisë

Transferim 60 milionësh, një tjetër yll po e lë Ligën Premier për milionat e Arabisë

Kampionati arab çdo ditë po bëhet më i fortë dhe po shtohet cilësia, për faktin se shumë yje po e braktisin Evropën për tu transferuar atje.

Pas shumë emrave të mëdhenj që kanë zbarkuar në Arabinë Saudite, emri i radhës që pritet të transferohet në këtë kampionat është Richarlison.

Sulmuesi brazilian nuk është i paprekshëm te Tottenham Hotspur, pasi londinezët po e transferojnë Jonathan David nga Lille si sulmuesin kryesor të skuadrës duke i treguar derën e daljes Richarlisonit.


Propozimi i skuadrës Al-Ahli mund të jetë mjaft joshëse që Spurs të vendosë të ndahet me brazilianin.

Më parë, klube si Al-Ittihad dhe Al-Qadsiah kishin shfaqur interes, edhe pse këto lidhje janë ftohur kohët e fundit.

“Doja të hiqja dorë”, Richarlison ndan luftën e tij me depresionin dhe mendimet e errëta për vdekjen
Lexo po ashtu “Doja të hiqja dorë”, Richarlison ndan luftën e tij me depresionin dhe mendimet e errëta për vdekjen

Al-Ahli po përgatitë ofertën prej 60 milionë euro për transferimin e brazilianit, ofertë që duket se do ta kënaq Tottenhamin.

Ndërkohë për sulmuesin është bërë gati një kontratë katër vjeçare me pagë prej rreth 20 milionë euro neto në sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Falë Thomas Mullerit, Gjermania fitoi medaljen e artë në kalërim në Paris 2024

Falë Thomas Mullerit, Gjermania fitoi medaljen e artë në kalërim në Paris 2024

Sport
Pak orë para transferimit të Dani Olmos, Barcelona mori një lajm fantastik

Pak orë para transferimit të Dani Olmos, Barcelona mori një lajm fantastik

La Liga
Te Barcelona besojnë që Athletic Bilbao e detyroi Nico Williamsin ta regjistrojë videon që tregonte se do të qëndrojë në klub

Te Barcelona besojnë që Athletic Bilbao e detyroi Nico Williamsin ta regjistrojë videon që tregonte se do të qëndrojë në klub

La Liga
Tifozët të shqetësuar nga pamjet e stërvitjes së Mike Tyson

Tifozët të shqetësuar nga pamjet e stërvitjes së Mike Tyson

Boks
Një video emocionuese mes garueses dhe babait të saj po shpërndahet në internet - ka prekur shumë njerëz

Një video emocionuese mes garueses dhe babait të saj po shpërndahet në internet - ka prekur shumë njerëz

Sport
Michael Phelps nuk përmbahet, godet zyrtarët e “Paris 2024” për mashtruesit në Lojërat Olimpike

Michael Phelps nuk përmbahet, godet zyrtarët e “Paris 2024” për mashtruesit në Lojërat Olimpike

Sport
Kalo në kategori