LAJMI I FUNDIT:

Spektakël para 75 mijë tifozëve në SHBA, Reali mposht Chelsean në miqësore

Spektakël para 75 mijë tifozëve në SHBA, Reali mposht Chelsean në miqësore

Real Madridi ka arritur fitoren e parë në ndeshjet miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po qëndron për fazën përgatitore.

Në sfidën e zhvilluar në Bank of America Stadium në Charlotte, Los Blancos kanë triumfuar përballë Chelseat me rezultat të ngushtë 2-1.

Të gjithë golat u realizuan në pjesën e parë dhe pjesa e dytë u luajt më shumë në aspektin defensivë.


Ishte minuta e 19-të e ndeshjes, ku Brahim Diaz asistoi te Lucas Vasquez i cili gjuajti bukur dhe topi pasi u devijua nga mbrojtësit e Chelseat shkoi në rrjetë për epërsinë e Realit 1-0.

Vetëm tetë minuta më vonë, Brahim Diaz tani doli në skenë ku pasi pranoi një asistim të bukur nga Vini Jr kaloi edhe portierin kundërshtar dhe realizoi për 2-0.

Krejt çfarë bërë futbollistët bardhekaltër ishte goli i shënuar nga Noni Noni Madueke pas asistimit nga Enzo Fernandez.

Për Chelsean kjo ishte humbja e tretë në SHBA, pasi janë mposhtur nga Celtic 1-4 dhe nga Man City 4-2, derisa kanë vetëm një fitore 3-0 ndaj Club America. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike, kanadezit i kërkohet t'i nënshtrohet testit të ADN-së

Fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike, kanadezit i kërkohet t'i nënshtrohet testit të ADN-së

Sport
Coman drejt largimit nga Bayerni dhe do të rikthehet te ish-skuadra e tij

Coman drejt largimit nga Bayerni dhe do të rikthehet te ish-skuadra e tij

Bundesliga
Reagimi i Alexander-Arnold teksa Nunez bën shaka me transferimin e tij te Real Madridi

Reagimi i Alexander-Arnold teksa Nunez bën shaka me transferimin e tij te Real Madridi

Ndërkombëtare
Real Madridi zgjedh ekzekutuesin e befasishëm të penalltive për sezonin e ri – ai ka shënuar vetëm tri herë nga pika e bardhë

Real Madridi zgjedh ekzekutuesin e befasishëm të penalltive për sezonin e ri – ai ka shënuar vetëm tri herë nga pika e bardhë

La Liga
Askush nuk e ka bërë asnjëherë atë që bëri gjiganti kubanez në Lojërat Olimpike

Askush nuk e ka bërë asnjëherë atë që bëri gjiganti kubanez në Lojërat Olimpike

Sport
Barcelonës nuk i mjaftojnë dy golat e Lewandowskit, mposhtet nga Milani në miqësore

Barcelonës nuk i mjaftojnë dy golat e Lewandowskit, mposhtet nga Milani në miqësore

Ndërkombëtare
Kalo në kategori