LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Interit refuzon kontratën e re, kërkon kalimin tek Man United

Ylli i Interit refuzon kontratën e re, kërkon kalimin tek Man United

Denzel Dumfries po refuzon të futet në negociata për rinovimin e kontratës me Interin, pasi ylli i Holandës po synon transferimin tek Manchester United.

Ai nuk e ka për synim që të hyjë në negociata me zikaltërit deri në përfundim të afatit kalimtar veror, ka raportuar The Athletic.

Ky qëndrim i tij do t’i bëjë mirë Unitedit, të cilët do të kërkojnë një zëvendësues për Aaron Wan-Bissaka në rast se ai transferohet tek West Hami.


Raporti shton se Dumfries po fokusohet që të largohet nga Interi sa më parë dhe po i sheh ‘Djajtë e Kuq’ si një opsion atraktiv.

Unitedi në anën tjetër është në proces të largimit të Wan-Bissakas, pasi ata kanë arritur një marrëveshje në parim me West Hamin për transferimin e 26-vjeçarit.

Wan-Bissaka ende nuk është pajtuar për kushtet personale me ekipin e Julen Lopeteguit, sidoqoftë, dhe preferon një kalim tek Interi.

Kjo hap rrugën për një marrëveshje të mundshme shkëmbimi për Dumfries, por preferenca e Unitedit mbetet që ta shesë atë tel West Hami dhe të nënshkruajnë me Noussair Mazraoui nga Bayern Munich./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Askush nuk e ka bërë asnjëherë atë që bëri gjiganti kubanez në Lojërat Olimpike

Askush nuk e ka bërë asnjëherë atë që bëri gjiganti kubanez në Lojërat Olimpike

Sport
Komentatori olimpik i tmerruar nga zhytja 'e rrezikshme' e garueses - kërkoi që gjyqtarët të ndërhyjnë

Komentatori olimpik i tmerruar nga zhytja 'e rrezikshme' e garueses - kërkoi që gjyqtarët të ndërhyjnë

Sport
Ylli i Interit refuzon kontratën e re, kërkon kalimin tek Man United

Ylli i Interit refuzon kontratën e re, kërkon kalimin tek Man United

Serie A
Te Apple kanë mbetur të ‘tronditur’ nga ajo çfarë ka bërë Messi

Te Apple kanë mbetur të ‘tronditur’ nga ajo çfarë ka bërë Messi

Ligat tjera
Vendosi rekord të ri botëror, por suedezi dhe shoku i tij bënë goditje shokuese ndaj njëri-tjetrit

Vendosi rekord të ri botëror, por suedezi dhe shoku i tij bënë goditje shokuese ndaj njëri-tjetrit

Atletikë
Babai i Imane Khelif tregon certifikatën e saj të lindjes pas bujës së madhe në Lojërat Olimpike

Babai i Imane Khelif tregon certifikatën e saj të lindjes pas bujës së madhe në Lojërat Olimpike

Boks
Kalo në kategori