LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pas mbylljes së objekteve të Postës së Serbisë në veri: Vendimet e njëanshme të Kurtit, janë shkatërrimtare për Kosovën

Haradinaj pas mbylljes së objekteve të Postës së Serbisë në veri: Vendimet e njëanshme të Kurtit, janë shkatërrimtare për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas mbylljes së nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri.

Haradinaj thotë se vendimet e njëanshme e të pakoordinuara të Albin Kurtit me aleatët, janë shkatërrimtare për Kosovën, transmeton Telegrafi.

“Përpara se Albin Kurti ta “vrasë” dinarin serb në Kosovë, atë e ka vrarë Euro. Politika e tij populiste që mund të rrezikojë edhe jetët e pjesëtarëve të NATO-s, është sabotim e përpjekje për zhbërjen e shtetit. Ky kryeministër është futur thellë në agjendën e Serbisë e cila për t’i demonizuar shqiptarët i ka vrarë edhe fëmijët e vet në Panda të Pejës, thotë ai në reagimin në Facebook.


BE dhe SHBA kundërshtojnë mbylljen e nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri
Lexo po ashtu BE dhe SHBA kundërshtojnë mbylljen e nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri

Tutje, ai ka ngritur edhe disa dyshime mbi lirimin e Kurtit nga burgu, me dekret të presidentit serb.

“Po dyshoj nëse ky person, si shqiptari i vetëm i liruar nga burgu me dekret të Presidentit serb, Koshtunica, është duke i kryer obligimet që i ka marrë. Por, ia kujtoj atij e gjithë të tjerëve se Kosova ka zot dhe nuk ka qeveri të mund ta kthej mbrapa”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si do të duket Kompleksi Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz, pamje nga projekti

Si do të duket Kompleksi Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz, pamje nga projekti

Lajme
Plagosja e gruas në Fushë Kosovë, nga QKUK thonë se gjendja është stabile

Plagosja e gruas në Fushë Kosovë, nga QKUK thonë se gjendja është stabile

Lajme
Murati ngrit shqetësimet se disa mërgimtarë po detyrohen të paguajnë policat kufitare, fton policinë dhe prokurorinë të heton rastet

Murati ngrit shqetësimet se disa mërgimtarë po detyrohen të paguajnë policat kufitare, fton policinë dhe prokurorinë të heton rastet

Lajme
Komandanti i FSK-së qëndroi për vizitë zyrtare në SHBA, takoi drejtuesit më të lartë të Ushtrisë Amerikane

Komandanti i FSK-së qëndroi për vizitë zyrtare në SHBA, takoi drejtuesit më të lartë të Ushtrisë Amerikane

Lajme
Plagoset një grua në Fushë Kosovë

Plagoset një grua në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Ish e burgosura politike tregon emrat e nëntë UDB-ashëve shqiptarë që e keqtrajtuan në burg

Ish e burgosura politike tregon emrat e nëntë UDB-ashëve shqiptarë që e keqtrajtuan në burg

Lajme
Kalo në kategori