LAJMI I FUNDIT:

Truk për gatimin e orizit: Shtoni pak lëng limoni dhe shijoni shijen e mrekullueshme

Truk për gatimin e orizit: Shtoni pak lëng limoni dhe shijoni shijen e mrekullueshme

Provoni këshillat e amvisave me përvojë

Orizi është një nga ushqimet më të njohura në botë, i cili përshtatet shumë lehtë me gatime të ndryshme. Megjithatë, disa e shmangin përgatitjen sepse shpesh ngjitet në tigan ose tenxhere.

Ekziston një zgjidhje e thjeshtë që do t’ju ndihmojë të parandaloni që orizi të ngjitet në tigan. Sipas HuffPost, këtë problem do ta zgjidh një limon. Domethënë, pasi ta vendosni orizin në një tenxhere me ujë, pak para se të ziejë, shtoni pak lëng limoni. Në këtë mënyrë, ju do të keni oriz me një konsistencë të përkryer.


Përveç parandalimit të mpiksjes, lëngu i limonit ka disa përfitime të tjera. Kështu, shtimi i lëngut të limonit do ta bëjë orizin më të ndritshëm dhe supozohet se përmirëson strukturën e kokrrave. Megjithatë, nëse nuk keni lëng limoni në kuzhinën tuaj, ekziston një mundësi tjetër.

Ju mund të shtoni pak vaj në ujë para se të vlojë. Pra, kjo do të ndihmojë në thërrmimin e orizit, si të thuash, dhe madje do t’i shtoni një teksturë të këndshme vaktit tuaj, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, shumë njerëz janë në dilemë nëse është e nevojshme të lahet orizi para gatimit në mënyrë që të mos ngjitet.

Sipas studimit, të publikuar nga ScienceDirect, u zbulua se procesi i larjes nuk kishte asnjë efekt në ngjitshmërinë apo fortësinë e orizit. Megjithatë, ata deklarojnë se orizi duhet të lahet për arsye të tjera, përkatësisht për të larë pluhurin, insektet e mundshme, lëvozhgat etj.

Gjithashtu, ata deklarojnë se me përdorimin e madh të plastikës në industrinë ushqimore, është e mundur që ajo të gjendet edhe në oriz, kështu që hulumtimet kanë treguar se procesi i larjes heq deri në 20 për qind të plastikës nga orizi i papërpunuar.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se orizi përmban një nivel mjaft të lartë arseniku, kështu që është treguar se larja heq rreth 90 për qind të të ashtuquajturit arseniku bio-disponueshëm, por gjithashtu largon një sasi të madhe të ushqyesve të tjerë të rëndësishëm për shëndetin tonë, duke përfshirë bakrin, hekurin dhe zinkun. /Telegrafi/