LAJMI I FUNDIT:

Nikçi thotë se ka pasur kërkim intensiv për kapjen e Noizyt, por rezultoi pa sukses

Nikçi thotë se ka pasur kërkim intensiv për kapjen e Noizyt, por rezultoi pa sukses
Noizy

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka folur rreth përleshjes së ndodhur në Pejë, ku në mesin e të dyshuarve është edhe reperi Noizy për të cilin është lëshuar flet-arrest.

“Rasti është iniciuar si ‘Lëndim i rëndë trupor’, është lëshuar flet-arresti nga Prokuroria Themelore në Pejë, ku duhet ta zbatojë Policia e Kosovës që ka me personin e kërkuar apo me personat që janë të përfshirë në këtë çështje penale, ku janë disa persona”, tha ai.

“Prokuroria Themelore e Pejës, ka autorizuar policinë që edhe njëherë t’i intervistojë viktimat e kësaj çështjeje ku kanë pranuar informata shtesë nga ta dhe njëkohësisht ka marrë në pyetje dëshmitarë okular të ndryshëm të cilat kanë qenë prezent natën kur ka ndodhur përleshja gjatë performancës së këngëtarit në Pejë”, shtoi Nikçi.


Foto: Screenshot/YouTube

Zëdhënësi tutje tha se ka pasur kërkim intensiv në kohët e fundit, për kapjen e të dyshuarve përfshirë edhe Noizyn, por që kanë rezultuar të pasuksesshme.

“Gjatë kohëve të fundit ka pasur kërkim intensiv nga policia në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për kapjen e personave të dyshuar përfshirë këtu edhe vetë këngëtarin, mirëpo në disa lokacione ku është kërkuar nuk kanë rezultuar të suksesshme deri më tani”, u shpreh ai.

Nikçi: Kërkohet ndihmë për arrestimin e Noizyt dhe të dyshuarve tjerë për rastin në Pejë
Lexo po ashtu Nikçi: Kërkohet ndihmë për arrestimin e Noizyt dhe të dyshuarve tjerë për rastin në Pejë

Nikçi mes tjerash në emisionin “Kosova Today” tha se kanë marrë premtim nga avokati i Noizyt para disa ditësh se reperi do të paraqitej që vullnetarisht të intervistohet, por që kjo gjë nuk ka ndodhur./KlanKosova