LAJMI I FUNDIT:

Komisioneri i policisë së Londrës ia rrëmben gazetarit mikrofonin nga dora kur pyetet për trazirat e dhunshme, pamjet bëhen virale

Komisioneri i policisë së Londrës ia rrëmben gazetarit mikrofonin nga dora kur pyetet për trazirat e dhunshme, pamjet bëhen virale

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, i ka rrëmbyer mikrofonin nga dora një gazetari, teksa largohej nga takimi urgjent i COBRA i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Rowley u pa duke lënë bisedimet në Whitehall dhe duke ecur pranë mediave të grumbulluara kur një gazetar i bëri një pyetje në lidhje me sigurinë policore me dy nivele.

Si përgjigje, Rowley ia rrëmbeu mikrofonin nga dora dhe e lëshoi atë në tokë.


Ndryshe, Komisioneri është takuar me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer dhe kabinetin e tij, për të diskutuar përshkallëzimin e dhunës që pasuan therjet e fundit me thikë të tre vajzave, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se takimi vjen pasi ish-Ministri skocez Humza Yousaf bëri thirrje që të vendoset ushtria për t’i dhënë fund kaosit dhe trazirave.

Në një deklaratë, Starmer u zotua se autoritetet “do të bëjnë gjithçka që duhet për t’i sjellë banditët para drejtësisë”.

Ai gjithashtu dënoi ashpër një sulm në një hotel ku strehoheshin azilkërkues, nga i cili mbetën të vdekur të paktën 10 oficerë policie, njëri në gjendje të rëndë.

“Njerëzit në këtë vend kanë të drejtë të jenë të sigurt dhe megjithatë ne kemi parë komunitetet myslimane të shënjestruara, sulmet ndaj xhamive, komunitetet e tjera pakicë të veçuara, përshëndetjet naziste në rrugë, sulme ndaj policisë, dhunën e paarsyeshme së bashku me retorikën raciste, kështu që jo, nuk do të turpërohem t’i quaj ata siç janë: banditë të ekstremit të djathtë”, tha Starmer. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori