LAJMI I FUNDIT:

Nicolas Pepe kompleton transferimin befasues në La Liga

Nicolas Pepe kompleton transferimin befasues në La Liga

Nicolas Pepe ka kompletuar transferimin tek Villarreali teksa një kapitull i ri në karrierë po fillon për ish-sulmuesin e Arsenalit.

Pepe ka arritur marrëveshje me Villarrealin, duke nënshkruar kontratë dy vjeçare pasi mbeti lojtar i lirë pas një periudhe të shkurtër në Turqi te Trabzonspori.

29-vjeçari ka shënuar pesë gola në 19 ndeshje në Turqi ndërsa tani në Spanjë do të synojë që ta ‘ringjallë’ karrierën e tij.


Duke kompletuar transferimin tek njëra nga pesë ligat më të mira në Evropë, Pepe ka edhe një herë tjetër mundësinë për t’u dëshmuar në nivelet më të larta.

Lëvizja e tij prej 72 milionë eurosh tek Arsenali mund të mos ketë funksionuar për asnjëerën palë, por natyrisht ai është një lojtar i talentuar dhe ka ende për të dhënë nga vetja.

Ani pse është cilësuar si dështim për kohën e kaluar tek ‘Topçinjtë’, Pepe numëron 112 paraqitje për klubin anglez duke kontribuar në 48 gola, ai po ashtu ka shënuar 10 gola në 46 ndeshje për Bregun e Fildishtë.

Pas prezantimit të tij zyrtar, Pepe do të nis punën menjëherë me Villarrealin, ndërsa ‘Nëndetësja e Verdhë’ do të ketë edhe dy ndeshje miqësore para fillimit të kampionatit.

Ata do të ndeshen me Borussia Dortmundin dhe Brightonin para se të nisin sezonin me ndeshjen hapëse ndaj Atletico Madridit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Belllingham ‘injoroi’ telefonatën e Ancelottit, tekniku italian kërkoi ndihmën e Vinicius për ta kontaktuar anglezin

Belllingham ‘injoroi’ telefonatën e Ancelottit, tekniku italian kërkoi ndihmën e Vinicius për ta kontaktuar anglezin

La Liga
Ylli i Barcelonës aprovon kalimin në Serie A, tani po pret marrëveshjen mes dy klubeve

Ylli i Barcelonës aprovon kalimin në Serie A, tani po pret marrëveshjen mes dy klubeve

La Liga
Dikur ishte shpresa e madhe e futbollit belg, sot ai ka fituar dy medalje olimpike në një sport tjetër dhe është futur në histori

Dikur ishte shpresa e madhe e futbollit belg, sot ai ka fituar dy medalje olimpike në një sport tjetër dhe është futur në histori

Ndërkombëtare
Dy ekipet që Messi nuk iu ka shënuar asnjëherë gol në La Liga

Dy ekipet që Messi nuk iu ka shënuar asnjëherë gol në La Liga

La Liga
Talenti i Real Madridit po kërkon largimin për shkak të konkurrencës së madhe në ekip

Talenti i Real Madridit po kërkon largimin për shkak të konkurrencës së madhe në ekip

La Liga
Hidhet shorti për 'Play-Off'-in e Ligës së Kampionëve, përballje shumë interesante

Hidhet shorti për 'Play-Off'-in e Ligës së Kampionëve, përballje shumë interesante

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori