LAJMI I FUNDIT:

Milani ka një plan B në rast se dështon transferimi i Youssouf Fofanas

Milani ka një plan B në rast se dështon transferimi i Youssouf Fofanas

Milani po kërkon një mesfushor defanziv para fillimit të sezonit të ri, ndërsa Manu Kone i Borussia Monchengladbach, tani është bërë një alternativë e Youssouf Fofanas.

‘Rossonerët’ kanë qenë në ndjekje të Fofanas tash e disa muaj dhe kanë arritur marrëveshje për kushtet personale me të, por gjetja e një akordi me Monacon po del të jetë mjaft e vështirë.

Durimi mund të jetë çelësi në këtë situatë, sepse lojtari ka kontratë deri në qershor të vitit 2025 andaj mund të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme.


Monaco e ka ulur çmimin paraprak prej 35 milionë eurosh, por Milani duket se nuk e ka për qëllim të ofrojë më shumë se 20 milionë euro përfshirë bonuset.

Sipas Gazzetta dello Sport, Manu Kone po cilësohet si plan i Fofanas në rast se dështon transferimi i tij këtë verë.

Kone ka mbushur 23 vjet në maj, kështu që është dy vite më i ri se Fofana, ndërsa kontrata e tij në Bundesliga skadon në qershor të vitit 2026.

Gladbachu e transferoi atë nga Toulouse në vitin 2021 për nëntë milionë euro dhe thuhet se po kërkojnë 30 milionë euro, ani pse ky operacion mund të kryhet për një shifër afro 25 milionë euro.

Duke pasur parasysh se të dy lojtarët kanë karakteristika teknike dhe taktike pothuajse të njëjta, mbetet të shihet se për kë do të vendosin drejtuesit e Milanit./Telegrafi/