LAJMI I FUNDIT:

Aston Martin zbulon modelin garues Valkyrie AMR-LMH

Aston Martin zbulon modelin garues Valkyrie AMR-LMH

Aston Martin ka zbuluar veturën për gara Valkyrie AMR-LMH dhe nuk është çudi që ajo duket dhe tingëllon e mrekullueshme.

Marka ka postuar një videoklip shumë të shkurtër të veturës me një motor V-12 dhe me aspirim natyral 6.5 litra, përcjell Telegrafi.

Valkyrie AMR-LMH bazohet në veturën rrugore Valkyrie, por i modifikuar për t’iu përshtatur rregullave të hiperveturave të shoqatës automobilistike FIA.


Zhvilluar së bashku me ekipin e Heart of Racing, Valkyrie AMR-LMH do të përdorë një version të motorit V-12, pasi fuqia e tij prej 1,000 kuajfuqish tejkalon kufijtë e hiperveturave. /Telegrafi/