LAJMI I FUNDIT:

Ukraina i shton një tjetër korvetë turke marinës së saj

Ukraina i shton një tjetër korvetë turke marinës së saj

Ukraina ka pranuar një korvetë të dytë të prodhuar nga Turqia, kanë njoftuar zyrtarët, megjithëse ata nuk thanë konkretisht se si mund të përdoren anijet luftarake në luftën kundër Rusisë.

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka marrë pjesë në ceremoninë e nisjes së korvetës së klasit Ada gjatë një vizite në Turqi.

Ndërkohë, korveta që tashmë aktualisht ka Ukraina, po kalon disa prova në det.


Bëhet e ditur se anijet turke të klasit Ada janë në gjendje të godasin aeroplanë, anije të tjera dhe nëndetëse.

Ukraina, e cila ka vija bregdetare në Detin e Zi dhe Detin Azov, kishte një marinë të vogël në kohën e pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt të vitit 2022.

Por, ajo ka zhvilluar drone vdekjeprurëse detare pa ekuipazh që e kanë kufizuar rëndë aftësinë detare të Moskës në Detin e Zi, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Siç thekson presidenca ukrainase, korvetat do të ndihmojnë në mbrojtjen e interesave të vendit në Detin e Zi dhe Azov “por gjithashtu, në veçanti, në Detin Mesdhe dhe Oqeanin Atlantik”, pa dhënë detaje të tjera.

Ndryshe, e drejta ndërkombëtare ndalon kalimin e anijeve luftarake gjatë luftës përmes ngushticës së ngarkuar të Bosforit të Turqisë, e cila lidh Mesdheun dhe Detin e Zi.

Megjithatë, deklarata e presidencës nuk tregoi se ku ndodhet saktësisht kantieri detar turk, që do të thotë se mund të jetë në anën veriore të ngushticës, me një rrugë të drejtpërdrejtë për në Ukrainë.

Ukraina ka porositur dy korvetat turke sipas një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2020.

Autoritetet ukrainase miratuan muajin e kaluar një Strategji të Sigurisë Detare që synon të rindërtojë aftësinë e saj detare.

Për këtë po merr ndihmë edhe nga partnerët perëndimorë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA u bën thirrje qytetarëve të saj në Liban: Largohuni menjëherë me çdo biletë 'të disponueshme'

SHBA u bën thirrje qytetarëve të saj në Liban: Largohuni menjëherë me çdo biletë 'të disponueshme'

Botë
Hezbollahu thotë se lëshojë gati 60 raketa Ketyusha drejt Izraelit

Hezbollahu thotë se lëshojë gati 60 raketa Ketyusha drejt Izraelit

Azia
Shifrat në Kroaci flasin për kolapsin e industrisë së hotelierisë - lakmia po kthehet si bumerang

Shifrat në Kroaci flasin për kolapsin e industrisë së hotelierisë - lakmia po kthehet si bumerang

Kroacia
Mbretëria e Bashkuar nis përgatitjet për të evakuuar civilët nga Libani ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme zgjerohet

Mbretëria e Bashkuar nis përgatitjet për të evakuuar civilët nga Libani ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme zgjerohet

Botë
Shpërthejnë tubimet antiqeveritare në Izrael, mijëra protestues i kërkojnë Netanyahut të arrijë një marrëveshje për lirimin e pengjeve

Shpërthejnë tubimet antiqeveritare në Izrael, mijëra protestues i kërkojnë Netanyahut të arrijë një marrëveshje për lirimin e pengjeve

Botë
Ukraina sulmon dhe shkatërron një nëndetëse ruse në Krime

Ukraina sulmon dhe shkatërron një nëndetëse ruse në Krime

Evropa
Kalo në kategori