LAJMI I FUNDIT:

Distria Krasniqi në fokusin e IJF për sukseset e saj në Tokio dhe Paris

Distria Krasniqi në fokusin e IJF për sukseset e saj në Tokio dhe Paris

 Në ditën e dytë të Lojërave Olimpike Paris 2024, kampionia olimpike e Tokios në -48 kg, Distria Krasniqi (KOS) u ngjit në tatami me -52 kg dhe shkoi deri në finale për tu stolisur me medaljen e argjendtë.

Sajti zyrtar i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) ka publikuar një rrëfim për xhudisten kosovare, Distria Krasniqi, ku fillimisht shkruhej: “Jo shumë xhudistë kanë fituar dy medalje olimpike. Edhe më pak e kanë bërë këtë në dy kategori të ndryshme. Distria tani është në mesin e tyre”.

Distria në Paris e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë. Në Tokio 2020 kishte fituar të artën në kategorinë deri në 48 kilogramë.


Superitstja kulmore ka folur për rëndësinë e medaljes, duke e cilësuar si një të arritur të madh.

“Isha e dëshpëruar vetëm për pak minuta me të argjendtën. Por pasi fola me trajnerin Kuka, isha në rregull. Dy kategori, dy finale. Jam e lumtur me rezultatin dhe jam krenare me veten”, deklaroi fillimisht Distria për IJF.

Ajo ka folur edhe për ndjenjën e veçantë pas fitimit të medaljes. Këtë ndjenjë po e përjeton për herë të dytë.

Reagimi emocionues i Distria Krasniqit pas medaljes në Lojërat Olimpike
Lexo po ashtu Reagimi emocionues i Distria Krasniqit pas medaljes në Lojërat Olimpike

“Kam folur me shumë sportiste për ndjenjën pas fitimit të medaljes. Pas Tokios ishte më e theksuar pasi isha shumë e fokusuar dhe të nesërmen u largua e gjitha. Nuk kishte më asgjë për të menduar. Po e ndiej sërish këtu, një lloj boshllëku, por nuk është aq i madh këtë herë. E di që do të jetë në rregull, kam qenë më herët në këtë situatë. Është realitet i çuditshëm për ne kur e shpenzojmë gjithë energjinë për të arritur në këtë pikë, ia dolëm apo jo, kështu që shpesh nuk ka asgjë para ndeshjes, nevoja për fokus zhduket. Do ta menaxhoj këtë ndjenjë më mirë këtë herë dhe pas disa javësh do të kalohet. Do ta shijoj këtë rezultat”, ka treguar Distria për gjendjen emocionale të saj pas garës në Paris.

Ajo ka konfirmuar se do të vazhdojë me stërvitje, duke mos menduar për Lojërat e ardhshme Olimpike që janë ende larg. Ka paralajmëruar pjesëmarrjen e tretë në Olimpiadë megjithatë, nëse gjërat shkojnë mirë.

“Përfundimisht nuk jam gati për t’u ndalur. Ciklin e ardhshëm do ta marr më me qetësi, ndonëse e kam thënë këtë pas Tokios po ashtu, por nuk ndodhi kështu. Trajneri Kuka gjithashtu më tha që të mos mendoj për lojërat e ardhshme, të pushoj, të marr kohën e duhur dhe të rikuperohem”.

Majlinda Kelmendi flet për medaljen e argjendtë të Distria Krasniqit: Më shkuan lotët kur humbi në finale
Lexo po ashtu Majlinda Kelmendi flet për medaljen e argjendtë të Distria Krasniqit: Më shkuan lotët kur humbi në finale

Distria ka treguar se ishte shumë e fokusuar në gjysmëfinale dhe se finalja i erdhi shumë shpejt. Në finale e ka pritur Uta Aben.

“Isha shumë e lumtur për fitoren në gjysmëfinale dhe nuk jam rifokusuar për Diyoran. Po ashtu kam punuar shumë për t’u përballur me japonezen në finale. Kemi punuar për të analizuar secilën, sidomos Utan. Kisha kundërshtare tjetër prej asaj që e kam pritur dhe vetëm pak kohë për të bërë ndryshimin. Gjithsesi Diyora ishte e fokusuar ndaj të gjithave dhe ishte e shkëlqyer. Ajo e meritoi të artën”, ka vlerësuar Krasniqi.

Distria ka folur për rëndësinë e medaljes dhe për kontributin e xhudos për vendin.

“Si ekip, jo vetëm një medalje apo rezultat, ne jemi të rëndësishëm për vendin. Medalja e dytë në Lojëra Olimpike më sjell shumë respekt po ashtu. Medalja e Majlindës ishte më e madhja për ne, ishte medalje që ndryshoi jetët. E imja dhe e Norës kanë kontribuar në të gjitha sportet në Kosovë. Sportet e tjera tani kanë investime më të mëdha pasi ne jemi bërë ambasadorë të vendit. E kemi treguar se përmes sportit mund të dalim mbi të gjitha problemet që kemi pasur së fundmi”, përfundoi sportistja kulmore Distria Krasniqi. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Dita e fundit e afatit kalimtar të janarit: Shumë transferimet po ndodhin në këto momente

Dita e fundit e afatit kalimtar të janarit: Shumë transferimet po ndodhin në këto momente

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave

Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave

La Liga
Zyrtare: Diant Ramaj nënshkruan me Borussia Dortmund, klubi gjerman e dërgon menjëherë në huazim

Zyrtare: Diant Ramaj nënshkruan me Borussia Dortmund, klubi gjerman e dërgon menjëherë në huazim

Bundesliga
Nëse shitet Isak nga Newcastle, klubi bardhezi synon Justin Kluivertit

Nëse shitet Isak nga Newcastle, klubi bardhezi synon Justin Kluivertit

Premier League
Kalo në kategori