LAJMI I FUNDIT:

Kaderi pas ndarjes nga Lumbardhi: Një dhimbje me fund është më mirë se sa një dhimbje pa fund

Kaderi pas ndarjes nga Lumbardhi: Një dhimbje me fund është më mirë se sa një dhimbje pa fund

Pasi i bënë bashkë gjatë aventurës së tyre në Big Brother VIP Kosova, romanca mes Kaderit dhe Lumbardhit ka marrë fund. Lajmi u bë i ditur nga vetë bukuroshja Kader, e cila ndau këtë informacion me ndjekësit e saj.

Në një deklaratë të shkurtër, Kaderi njoftoi ndarjen nga Lumbardhi, duke shkaktuar një reagim të madh në rrjetet sociale. Pak pas njoftimit të ndarjes, ajo reagoi sërish duke ndarë një mesazh emocional.

“Një dhimbje me fund është më mirë sesa një dhimbje pa një fund,” ka shkruar Kaderi, duke lënë të kuptohet se ndarja mund të ketë qenë e dhimbshme për të dhe se diçka e veçantë mund ta ketë lënduar atë.


Foto: Kader Kicaj/InstaStory

Ky mesazh ka ngjallur kureshtje mes ndjekësve, të cilët janë të interesuar të dinë më shumë rreth asaj që mund të ketë ndodhur mes çiftit të famshëm.

Pavarësisht spekulimeve, mbetet për t’u parë nëse do të ketë më shumë detaje nga ana e Kaderit ose Lumbardhit në lidhje me arsyet e ndarjes së tyre.

Kaderi dhe Lumbardhi (Foto: Artan Korenica)

Kaderi dhe Lumbardhi ishin një nga çiftet më të përfolura gjatë kohës së tyre në Big Brother VIP Kosova, ku ndjenjat dhe lidhja e tyre u zhvilluan para syve të publikut. Ndjekësit e tyre kanë qenë dëshmitarë të momenteve të bukura dhe të vështira që ata kanë kaluar së bashku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rita Ora flet për AI: Bashkëshorti më tha 'pse harxhon para kur mund ta bësh falas me inteligjencë artificale', por nuk pranova

Rita Ora flet për AI: Bashkëshorti më tha 'pse harxhon para kur mund ta bësh falas me inteligjencë artificale', por nuk pranova

Magazina
Pas ndarjes nga Lumbardhi, Kaderi publikon fotografi e buzëqeshur në pushime

Pas ndarjes nga Lumbardhi, Kaderi publikon fotografi e buzëqeshur në pushime

Magazina
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori, nuk i lë asgjë imagjinatës me një fustan nudo të tejdukshëm

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori, nuk i lë asgjë imagjinatës me një fustan nudo të tejdukshëm

Magazina
Salma Hayek sfidon moshën, duket mahnitëse në bikini gjatë pushimeve

Salma Hayek sfidon moshën, duket mahnitëse në bikini gjatë pushimeve

Magazina
U akuzua për tradhti teksa u pa e ulur në prehrin e një tjetri, reagon e dashura e Lamine Yamal

U akuzua për tradhti teksa u pa e ulur në prehrin e një tjetri, reagon e dashura e Lamine Yamal

Magazina
Gigi Hadid dukej e mrekullueshme për një xhirim të ri të modës

Gigi Hadid dukej e mrekullueshme për një xhirim të ri të modës

Magazina
Kalo në kategori