LAJMI I FUNDIT:

Mijëra njerëz në procesionin funeral në Iran të shefit politik të Hamasit që u vra në një sulm në Teheran

Mijëra njerëz në procesionin funeral në Iran të shefit politik të Hamasit që u vra në një sulm në Teheran

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në procesionin funeral në Iran, të shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili u vra në një sulm në Teheran të mërkurën.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, po kryen lutjet para varrosjes së liderit të Hamasit në Katar.

Mediat amerikane kanë cituar zyrtarët iranianë të kenë thënë se lideri suprem ka urdhëruar një sulm të drejtpërdrejtë kundër Izraelit, i cili thotë se ishte përgjegjës për sulmin në tokën iraniane, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Izraeli nuk e ka komentuar drejtpërdrejt vrasjen.

Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij u kishte dhënë “goditje dërrmuese” armiqve të tij ditët e fundit, duke përfshirë vrasjen e një komandanti të lartë të Hezbollahut në Liban, disa orë para sulmit të Teheranit.

Ai paralajmëroi izraelitët se “ditë sfiduese janë përpara”, ndërsa frika për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme rritet.

“Që nga sulmi në Bejrut, ne kemi dëgjuar kërcënime nga të gjitha anët”, tha ai në një fjalim televiziv.

“Ne jemi të përgatitur për çdo skenar dhe do të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur”.

E Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi kundër një “përshkallëzimi të rrezikshëm” të armiqësive në rajon.

Ndryshe, krahu i armatosur i Hamasit tha se vdekja e Haniyeh, e cila shihej gjerësisht si udhëheqësi i përgjithshëm i grupit, do ta “çonte betejën në dimensione të reja” dhe do të kishte pasoja të mëdha.

Grupi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 njerëz. Që nga sulmi, Izraeli është zotuar të shkatërrojë Hamasin.

Haniyeh, i cili luajti një rol të rëndësishëm në negociatat për një armëpushim në Gaza, u vra disa orë pasi mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit, Masoud Pezeshkian, në Teheran.

Një zyrtar i lartë i Hamasit i tha BBC-së se vrasja ndodhi në të njëjtën ndërtesë ku Haniyeh kishte qëndruar gjatë vizitave të mëparshme në Iran.

Khalil Al-Hayya, një zyrtar i lartë i Hamasit, tha në një konferencë shtypi se një raketë goditi Haniyeh “direkt”, duke cituar dëshmitarët që ishin me të. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori