LAJMI I FUNDIT:

Mbaroi përfundimisht, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të paraqesin kërkesën për divorc

Mbaroi përfundimisht, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të paraqesin kërkesën për divorc

Dashuria e Jennifer Lopez mund të mos kushtojë asgjë, por divorci i saj me Ben Affleck me siguri do të kushtojë shumë.

Miqtë kanë pohuar për DailyMail se aktori 51-vjeçar i “Last Duel” dhe këngëtarja super yll, 55 vjeçe, po përparojnë sërish drejt divorcit pas një përpjekjeje të fundit për pajtim që dështoi në javët e fundit.

Dokumentet e divorcit të çiftit “janë përfunduar, por ende nuk janë dorëzuar”, kanë pohuar disa burime.


Lajmi vjen pas blerjes nga Afflecku të një rezidence të re për 20.5 milionë dollarë (18.9 milionë euro) në Pacific Palisades më 24 korrik, ditën kur Lopez mbushi 55 vjeç.

Miqtë e Lopez kanë pohuar se blerja e papritur e rezidencës nga Affleck në ditëlindjen e saj ka qenë një “goditje në zemër”.

Blerja e tij erdhi disa ditë pasi çifti nxori në shitje rezidencën e tyre në Beverly Hills për 68 milionë dollarë (62.8 milionë euro).

24 korriku shënoi gjithashtu ditën kur Lopez finalizoi shitjen e ‘penthouse’-it të saj me katër dhoma gjumi në New York City për 23 milionë dollarë  (21.2 milionë euro), sipas People.

“Dokumentet e divorcit u përfunduan me të para një muaji, por ata po presin kohën e duhur për t’i dorëzuar”, pohon një burim i afërt me çiftin.

“Në atë kohë, ata do të lëshojnë një deklaratë të përbashkët që do të thotë se kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe se luftuan për ta bërë të funksionojë, por nuk mundën”.

“Sinqerisht, në fund nuk arritën të gjenin një kompromis. Ajo që kishin më parë është zhdukur dhe të dy e kanë pranuar këtë”, tha një burim tjetër.

Çifti u pa për herë të fundit së bashku më 30 mars. Ata kanë kaluar verën të ndarë; Jennifer kryesisht në bregun lindor, ndërsa Ben mbetet në shtëpi në Los Angeles.

Ata madje kaluan përvjetorin e tyre të dytë të martesës më 16 korrik në qytete të ndryshme.

Raportimet për problemet martesore të Affleck dhe Lopez filluan të qarkullojnë në maj, kur burime të afërta me çiftin raportuan se Ben kishte kaluar në një shtëpi me qira për 100,000 dollarë (92,300 euro) dhe çifti kishte ndërmend të shiste “shtëpinë e ëndrrave” të tyre.

Shtëpia e Affleck ishte vetëm një udhëtim i shkurtër nga shtëpia e ish-bashkëshortes Jennifer Garner në Brentwood.

Çifti ishte i martuar nga viti 2005 deri në 2018 dhe kanë tre fëmijë: Violet, 18 vjeç, Fin, 15 vjeç, dhe Samuel, 12 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kaderi njofton se është ndarë përfundimisht nga Lumbardhi: Kam pasur shumë vështirësi, vetëm jam lënduar në atë lidhje

Kaderi njofton se është ndarë përfundimisht nga Lumbardhi: Kam pasur shumë vështirësi, vetëm jam lënduar në atë lidhje

Magazina

"Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva - për mua të gjitha janë Shqipëria ime", Bebe Rexha shkakton reagime me deklaratën e saj në Dibër

Magazina
Bëri bujë me deklaratën në Dibër, reagon Bebe Rexha: Jam thellësisht e dashuruar me rrënjët e mia, krenare që jam shqiptare

Bëri bujë me deklaratën në Dibër, reagon Bebe Rexha: Jam thellësisht e dashuruar me rrënjët e mia, krenare që jam shqiptare

Magazina
U akuzua për tradhti teksa u pa e ulur në prehrin e një tjetri, reagon e dashura e Lamine Yamal

U akuzua për tradhti teksa u pa e ulur në prehrin e një tjetri, reagon e dashura e Lamine Yamal

Magazina
“I ka hyrë zhanrit tallava, dikur shante kolegët” - Dafina Zeqiri kritikohet për këngën e re “Dumlla Dumlla”

“I ka hyrë zhanrit tallava, dikur shante kolegët” - Dafina Zeqiri kritikohet për këngën e re “Dumlla Dumlla”

Magazina
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez shijojnë pushimet vetëm në Mallorca

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez shijojnë pushimet vetëm në Mallorca

Magazina
Kalo në kategori