LAJMI I FUNDIT:

Osmani pas takimit me liderët e partive: Pati preferenca për datën e zgjedhjeve, por ende nuk e kemi një vendim

Osmani pas takimit me liderët e partive: Pati preferenca për datën e zgjedhjeve, por ende nuk e kemi një vendim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas takimit me partitë politike ka thënë se janë katër data që parashihet të mbahen zgjedhjet parlamentare në vend. 

Osmani përmes një konference për media ka thënë se nga partitë politike, të cilët ishin të pranishëm pati preferenca të ndryshme për datën e zgjedhjeve, por siç tha ajo “ende nuk është vendosur një datë”.

“Sipas ligjit janë katër data për zgjedhje, është 26 janari, 2 shkurt, 9 shkurti dhe 16 shkurti meqenëse ligji ynë parasheh që vetëm të dielave të mbahen zgjedhjet. Dhe diskutimi ynë ishte vetëm në kontekst të këtyre katër datave. Kishte preferenca. Tani jemi ende brenda afatit të konsultimeve. Mirëpo nga data 26 korrik, presidentja fiton të drejtën me bë shpalljen, kështu që afatet veçse ekzistojnë. Nga shumica dërrmuese e partive nuk kishte ndonjë kërkesë për konsultime shtesë, u pajtuam që si Presidencë, që vendos për shpalljen e zgjedhjeve, ta bëjmë analizën e të gjitha datave”, tha ajo, duke shtuar se vendimi për datën e zgjedhjeve ende nuk është marrë.


Presidentja Osmani po ashtu foli edhe për mospjesëmarrjen e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti si dhe mospjesëmarrjen e nënkryetarit të kësaj parti, Glauk Konjufca.

Nuk mori pjesë në takimin me presidenten Osmani, nga Zyra e kryeministrit: Kurti në drekë me ambasadorët, do të duhej të pranohej Konjufca
Lexo po ashtu Nuk mori pjesë në takimin me presidenten Osmani, nga Zyra e kryeministrit: Kurti në drekë me ambasadorët, do të duhej të pranohej Konjufca

“Nuk e kam parë që dikush e ka quajtur bojkot mospjesëmarrjen e kryetarit të LVV-së. Sic e dini secili ka qenë i ftuar në nivel të kryetarëve të partive. Më duhet ta them që nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca ka shprehur gatishmëri të plotë që të vijë sot, mirëpo meqë të gjitha partitë kanë qenë të informuar që ky takim konsultativ është vetëm për nivel të kryetarëve, këtë parim e kemi mbajtur për të gjithë. Dhe ai me mirëkuptim e ka zbatuar. Sot nuk ka qenë kryetari i LVV-së dhe mund ta pyesni atë drejtpërdrejtë, besoj që është në zyrën e tij”, ka thënë Osmani.

Ajo po ashtu tha se edhe dy parti të tjera nuk kanë qenë prezent, duke përmendë Listën serbe dhe partin e Elbert Krasniqit. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori