LAJMI I FUNDIT:

Osmani takon liderët e partive politike, LVV dhe Lista serbe nuk marrin pjesë

Osmani takon liderët e partive politike, LVV dhe Lista serbe nuk marrin pjesë

Ka nisur takimi ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetarëve të partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve.

Në takim të pranishëm janë lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në takim nuk është i pranishëm lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.


I pranishëm nuk është as nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca ashtu siç ishte paraparë.

Të pranishëm në takim nuk janë as nga Lista serbe.

Ndryshe, zgjedhjet e rregullta duhet të mbahen në periudhën nga 26 janar – 16 shkurt të vitit 2025

Njohësi i procesit zgjedhor, Eugen Cakolli ka thënë se zgjedhjet e rregullta parlamentare mund të mbahen në periudhën, nga fundi i janarit deri në mes të shkurtit të vitit 2025.

“Datat e vetme të zgjedhjeve të rregullta që Presidentja mund t’i diskutojë me partitë politike në takimin e së mërkurës, janë 26 janari, 2, 9 apo 16 shkurti. Presidentja ka kohë më së voni deri në mes të nëntorit, për ta caktuar ndonjërën prej këtyre datave”, ka pohuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Lajme
Nuk mori pjesë në takimin me presidenten Osmani, nga Zyra e kryeministrit: Kurti në drekë me ambasadorët, do të duhej të pranohej Konjufca

Nuk mori pjesë në takimin me presidenten Osmani, nga Zyra e kryeministrit: Kurti në drekë me ambasadorët, do të duhej të pranohej Konjufca

Lajme
Sveçla nga Shkupi: Nuk do të lejojmë që kërkesat e vendeve të treta të vështirësojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve

Sveçla nga Shkupi: Nuk do të lejojmë që kërkesat e vendeve të treta të vështirësojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve

Politikë
Filkov kërkon nga Kosova ekstradimin e Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviçit

Filkov kërkon nga Kosova ekstradimin e Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviçit

Politikë
Musliu: Putin, Vuçiq dhe Maduro - boshti i diktaturës dhe pasojat e saj për Venezuelën dhe Ballkanin

Musliu: Putin, Vuçiq dhe Maduro - boshti i diktaturës dhe pasojat e saj për Venezuelën dhe Ballkanin

Lajme
Shqipëria shënon rritjen më të madhe në Evropë teksa trafiku i aeroporteve kthehet në nivelet e para-COVID

Shqipëria shënon rritjen më të madhe në Evropë teksa trafiku i aeroporteve kthehet në nivelet e para-COVID

Lajme
Kalo në kategori