LAJMI I FUNDIT:

O’Brien: SHBA-të do të jenë shumë aktive në bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

O’Brien: SHBA-të do të jenë shumë aktive në bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

SHBA-të pritet të jenë shumë aktive në bisedimet për mënyrën e saktë të zbatimit të marrëveshjes mes Shkupit dhe Sofjes pasi Bullgaria të formojë një qeveri më të qëndrueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, në një seancë dëgjimore për të ardhmen e Evropës në Komisionin e Punëve të Jashtme të Senatit, tha se Maqedonia e Veriut vuan për shkak të mosmarrëveshjeve me fqinjët e saj, gjë që është një nga problemet për anëtarësim në BE dhe ndikon vazhdimisht në ndryshimin e kushteve, raporton “Zëri i Amerikës”.

Ai u pyet nga senatori demokrat nga New Hampshire, Jeanne Shaheen, se çfarë mund të bëjë më shumë SHBA për të inkurajuar evropianët që të përmbushin premtimet e tyre ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor që kanë bërë reformat e kërkuara, pa ndryshuar rregullat ose kushtet për lëvizjen e tyre në BE rasti me Maqedoninë e Veriut.


“Çështja kryesore është marrëveshja që Maqedonia e Veriut ka me Bullgarinë dhe sapo Bullgaria të ketë një qeveri më të qëndrueshme, do të duhet të bisedohet për mënyrën e saktë të zbatimit të saj. Pra, kjo do të jetë një fushë ku unë pres që ne të jemi gjithashtu shumë aktivë”, u përgjigj O’Brien.

Bullgaria këmbëngul se nuk do të lejojë asnjë devijim nga marrëveshjet e arritura, e para prej të cilave është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski ka premtuar se nuk do të pranojë marrëveshjet me diktatet bullgar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Lajme
Dënimi ndaj dy të miturve për vrasjen e të riut nga Podujeva, reagon avokati i familjes Fejzullahu

Dënimi ndaj dy të miturve për vrasjen e të riut nga Podujeva, reagon avokati i familjes Fejzullahu

Drejtësi
Avokati Smakiqi: Deklaratat e Kocit për rastin e Hajrizit janë spekulime

Avokati Smakiqi: Deklaratat e Kocit për rastin e Hajrizit janë spekulime

Lajme
“Duhet të thuash se Fatoni është gjallë”, Koci tregon mesazhin në serbisht që iu dërgua në telefon

“Duhet të thuash se Fatoni është gjallë”, Koci tregon mesazhin në serbisht që iu dërgua në telefon

Lajme
“Për t’i shpëtuar epsheve të Sahit Ismajlit, shkova në dhomë të torturave”, rrëfimi i Fexhrije Shalës për UDB-ashët shqiptarë

“Për t’i shpëtuar epsheve të Sahit Ismajlit, shkova në dhomë të torturave”, rrëfimi i Fexhrije Shalës për UDB-ashët shqiptarë

Lajme
Gjuajti me AK-47 në aheng familjar, Policia arreston 27-vjeçarin në Suharekë

Gjuajti me AK-47 në aheng familjar, Policia arreston 27-vjeçarin në Suharekë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori