LAJMI I FUNDIT:

Dimitrovski: Porositë nga Uashingtoni janë se duhet të vazhdojë dialogu Shkup – Sofje

Dimitrovski: Porositë nga Uashingtoni janë se duhet të vazhdojë dialogu Shkup – Sofje

Porositë që vinin nga Uashingtoni janë se duhet të vazhdojë dialogu mes Shkupit dhe Sofjes. Me fjalë të tjera, nëse duhet të vazhdojë dialogu, domethënë duhet të gjendet edhe zgjidhje, deklaroi sonte zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Zoran Dimitrovski.

Ai theksoi se rruga jonë e integrimeve varet nga ajo nëse Sofja më tutje do ta ngrejë “rampën”. Në punën e Komisionit Historik mes Shkupit dhe Sofjes, siç tha, ka ngecje.

“Presim një qeveri legjitime nga Sofja. Ne shohim që gjërat atje çojnë sërish në zgjedhje të reja. Shpresoj që në Sofje të kthehen në pushtet forcat pro-evropiane dhe ato forca që do të kuptojnë racionalisht se në të ardhmen Maqedonia dhe Bullgaria duhet të jetojnë si dy shtete fqinje të mira, anëtare, me respekt të ndërsjellë, jo me poshtërim dhe duke pranuar identitetin e maqedonasve”, shtoi Dimitrovski, i cili ishte mysafir në televizionin “Kanal 5”.


I pyetur rreth dialogut me Athinën dhe a pret takim mes kryeministrave Kirjakos Micotakis dhe Hristian Mickoski ose në nivel të ministrive të Punëve të Jashtme, ai tha se do të ishte e dobishme që të mbahet një takim i tillë.

“Nuk kam paralajmërime, por mendoj se do të ishte e dobishme të zhvillohej një takim i tillë dhe të vazhdonin bisedimet dhe thjesht të relaksoheshin marrëdhëniet e ndërsjella. Ajo që është shumë më e rëndësishme, përkundër dallimeve, është vazhdimi i lidhjeve ekonomike dhe kulturore me Bullgarinë dhe Greqinë”, nënvizoi zëvendësministri Dimitrovski.  

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori