Sa është shuma monetare që Kosova e shpërblen Laura Fazliun për medaljen e bronztë
Laura Fazliu i ka siguruar Kosovës medaljen e dytë olimpike, pas Distria Krasniqit që fitoi të argjendtën.
Xhudistja nga Mitrovica ia doli të mposhte kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard në kategorinë deri në 63 kilogramë, për të rrëmbyer të bronztën.
Ishte një rrugëtim plotë sfida për Laurën, por që në fund u shpërblye për të gjithë mundin.
Por, shpërblimet për Fazliun nuk ndalen me kaq, pasi me këtë sukses pason edhe një shumë monetare.
Shteti i Kosovës, është vendi që shpërblen më së shumti në rajon sportistët që sjellin medalje nga Lojërat Olimpike.
Medalja e artë nga Lojërat Olimpike shpërblehet me një shumë prej 100 mijë eurosh, e argjendta 60 mijë, si dhe e bronzta 40 mijë euro.
Si fituese e medaljes së bronztë në “Paris 2024”, Laura Fazliu i takojnë 40 mijë euro.
Trajnerët marrin gjysmën e shumës që fitojnë sportistët kësaj radhe 20 mijë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSituata e medaljeve pas ditës së pestë në Paris 2024
Zbulohet ultimatumi që Barcelona i ka vënë Williamsit nëse dëshiron që të ndodhë transferimi
Mediumi britanik lartëson Laura Fazliun, krahason fitoren e saj me foton ikonike të Muhammad Ali
Ancelotti pati një kërkesë të veçantë ndaj klubit, por Perez ia refuzoi atë menjëherë
Pse notarët në Lojërat Olimpike bëjnë dush pas hedhjes në pishinë
Pep Guardiola tregon hapur se çfarë pret nga Flick te Barcelona
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Kaderi njofton se është ndarë përfundimisht nga Lumbardhi: Kam pasur shumë vështirësi, vetëm jam lënduar në atë lidhje
“Vrasësi” i Smajl Hajdarajt dy ditë para vrasjes i kishte kërkuar gruas së tij që t’ia ndezë cigaren me flakën e qiririt
Avokati Smakiqi: Deklaratat e Kocit për rastin e Hajrizit janë spekulime
Situata e medaljeve pas ditës së pestë në Paris 2024
"Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva - për mua të gjitha janë Shqipëria ime", Bebe Rexha shkakton reagime me deklaratën e saj në Dibër
U akuzua për tradhti teksa u pa e ulur në prehrin e një tjetri, reagon e dashura e Lamine Yamal