LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti pati një kërkesë të veçantë ndaj klubit, por Perez ia refuzoi atë menjëherë

Ancelotti pati një kërkesë të veçantë ndaj klubit, por Perez ia refuzoi atë menjëherë

Real Madridi e ka refuzuar kërkesën e Carlo Ancelottit për të kompletuar edhe një transferim këtë verë, diçka që raportohet se ka frustruar teknikun italian.

Kampioni në fuqi i Spanjës dhe Evropës më në fund ka siguruar shërbimet e Kylian Mbappes si lojtarë i lirë, ndërsa sensacioni brazilian Endrick zyrtarisht u prezantua si lojtar i ‘Los Blancos’ javën e kaluar.

Real Madridi gjithashtu e bleu kartonin e Joselut, vetëm për ta shitur atë më pas tek Al Gharafa një ditë më vonë.


Por, prioriteti i Ancelottit para fillimit të sezonit të ri, duket se është refuzuar menjëherë nga bordi i klubit.

Sipas The Athletic, Ancelotti e dëshiroi me çdo kusht një qendërmbrojtës të ri për shkak të situatës së krijuar në fazën defanzive.

Përkundër largimit të kapitenit Nacho Fernandez në Arabinë Saudite, duket se kjo kërkesë e tij nuk do të realizohet.

Real Madridi nuk arriti që ta fitojë garën për shërbimet e 18-vjeçarit Leny Yoro, pasi ky i fundit zgjodhi Manchester Unitedin.

Dy alternativat e vetme momentalisht në qendër të mbrojtjes janë Eder Militao dhe Antonio Rudiger, pasi David Alaba është ende në fazën e rikuperimit pas lëndimit të ligamentit ACL ndërsa Jesus Vallejo është po ashtu i lënduar për momentin.

Në rast nevoje ashtu si sezonin e kaluar, në qendër të mbrojtjes pritet të aktivizohet francezi Aurelien Tchouameni./Telegrafi/