LAJMI I FUNDIT:

Greqia ndalon transportin e deleve dhe dhive – për të frenuar ‘murtajën e dhive’

Greqia ndalon transportin e deleve dhe dhive – për të frenuar ‘murtajën e dhive’

Greqia ka ndaluar transportin e deleve dhe dhive në të gjithë vendin në përpjekje për të frenuar një infeksion shumë ngjitës të njohur si “murtaja e dhive”.

“Lëvizja e deleve dhe e dhive për mbarështim dhe therje është e ndaluar në të gjithë Greqinë”, tha ministria e bujqësisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ajo theksoi se raste të reja të infeksionit ishin zbuluar në rajonin qendror të Larisës dhe në Korinth në jug.


Virusi, i njohur gjithashtu si Peste des Petits Ruminants (PPR), mund të vrasë midis 80% dhe 100% të kafshëve të infektuara.

Ai megjithatë nuk prek njerëzit.

Në një deklaratë të hënën, ministria greke e bujqësisë tregoi se ndalimi ishte futur “me synimin për të kufizuar përhapjen dhe çrrënjosjen e sëmundjes”.

Fermerët blegtoralë, djathëbërësit, pronarët e thertoreve dhe furnizuesit e ushqimit ishin informuar për kufizimet e reja.

Në fundjavë, zyrtarët e ministrisë zhvilluan gjithashtu takime urgjente me autoritetet lokale në rajonet ku ishin zbuluar rastet e reja të PPR.

Ministria bëri të ditur se një hetim ishte duke u zhvilluar për të përcaktuar burimin e shpërthimit, duke mos përjashtuar “importet e dyshimta” nga jashtë.

Rregulloret e BE-së thonë se e gjithë tufa duhet të asgjësohet pasi të konfirmohet një rast PPR, me fermën e prekur më pas që duhet të dezinfektohet.

Të paktën 7,000 kafshë janë shkatërruar tashmë në Greqi që kur sëmundja u shfaq për herë të parë në vend më 11 korrik.

Greqia ka numrin më të madh të dhive në Evropë. Qumështi i dhisë dhe deleve përdoret për të bërë djathë feta – një produkt i markës greke.

PPR u raportua për herë të parë në Bregun e Fildishtë në 1942 dhe që atëherë është përhapur globalisht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Mos e pranoni ofertën e Trumpit për 'kapitullim'" - është mesazhi i fundit i Gjermanisë për Ukrainën

Botë
Besimtari mysliman vritet në një xhami në Francë, sulmuesi me origjinë nga Bosnja filmoi krimin

Besimtari mysliman vritet në një xhami në Francë, sulmuesi me origjinë nga Bosnja filmoi krimin

Botë
“Lexuesja e buzëve” zbulon se çfarë i thanë njëri-tjetrit Trump dhe Zelensky, në funeralin e Papës

“Lexuesja e buzëve” zbulon se çfarë i thanë njëri-tjetrit Trump dhe Zelensky, në funeralin e Papës

Botë
Kush është hungarezi që mund të jetë pasardhësi i Papa Françeskut dhe ‘lidhjet e tij’ me Viktor Orbanin?

Kush është hungarezi që mund të jetë pasardhësi i Papa Françeskut dhe ‘lidhjet e tij’ me Viktor Orbanin?

Botë
Johann Wadephul pritet të jetë ministri i ri i jashtëm i Gjermanisë

Johann Wadephul pritet të jetë ministri i ri i jashtëm i Gjermanisë

Evropa
Izraeli bombardon Bejrutin e Libanit

Izraeli bombardon Bejrutin e Libanit

Botë
Kalo në kategori