LAJMI I FUNDIT:

Guardiola po ankohet para fillimit të sezonit: Nuk kemi lojtarë, shpresoj të humbim sa më pak pikë

Guardiola po ankohet para fillimit të sezonit: Nuk kemi lojtarë, shpresoj të humbim sa më pak pikë

Manchester City po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kryer fazën përgatitore dhe tanimë kanë zhvilluar dy ndeshje miqësore.

City ka humbur në dy sfidat e para miqësore 4-3 nga Celtic dhe 3-2 nga Milani dhe kjo ka bërë që Pep Guardiola të alarmohet.

Tekniku spanjoll ka thënë se nuk kanë lojtarë të mjaftueshëm me vete, pasi 13 prej tyre ende nuk janë rikthyer nga pushimet pasi kanë luajtur gjatë në Euro 2024, Copa America apo edhe disa të tjerë që janë në Lojërat Olimpike.


“Do të jemi vonë, jo vetëm kundër Manchester United në Superkupë, por edhe kundër Chelseat dhe Ipswich gjithashtu në dy ndeshjet e para në Ligën Premier”.

“Objektivi është të përpiqemi të mos humbim shumë pikë, të përpiqemi të konkurrojmë mirë. Nuk kemi lojtarë, sepse duhet të pushojnë”, tha trajneri spanjoll.

Tutje Guardiola u ankua në UEFA, FIFA dhe Ligën Premier për kohën e madhe që futbollistët po e kalojnë duke zhvilluar ndeshje dhe pa pasur mundësi pushimi.

“Nëse shefat e mëdhenj dhe të gjitha institucionet si FIFA, UEFA dhe Liga Premier nuk mendojnë për lojtarët, atëherë trajnerët duhet të mendojnë për ta, përndryshe ata vdesin. Është shumë”.

“Kjo është arsyeja pse tri javë ose një muaj pushim janë të nevojshme, por konkurrenca ekziston dhe ne duhet të përshtatemi. Nuk ka zgjidhje dhe nuk do të ketë zgjidhje sepse nuk ka asnjë qëllim për të gjetur një zgjidhje”.

“Do të donim të kishim përgatitje adekuate, por është e pamundur sepse kombëtaret meritojnë të luajnë dhe të gjitha institucionet si FIFA dhe UEFA dhe garat lokale duan të mbrojnë produktin e tyre dhe të luajnë ndeshje”, tha Pep Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Premier League
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Barcelona ka hartuar planin për rikthimin e Messit në festën e 129-vjetorit të krijimit të klubit

Barcelona ka hartuar planin për rikthimin e Messit në festën e 129-vjetorit të krijimit të klubit

La Liga

"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1

Formula 1
Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Formula 1
Kalo në kategori