LAJMI I FUNDIT:

Akil Gjakova mëson emrin e kundërshtarit për medaljen e bronztë

Akil Gjakova mëson emrin e kundërshtarit për medaljen e bronztë

Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike, ndërsa tani do t’i duhet të luftojë në repesazh për të siguruar medaljen e bronztë.

Fillimisht, xhudisti nga Peja që garon në kategorinë deri në 73 kilogramë mposhti në raundin e parë kundërshtarin nga Brazili, Daniel Cargnin – me anë të Ippon-it.

Në raundin e dytë, Akili ia doli të mposhte austriakun Samuel Gassner edhe kësaj here me Ippon, për të vazhduar në mesin e tetë xhudistëve më të mirë.


Në rrethin e tretë, Gjakova e kishte përballë italianin Manuel Lombardo, ku koha e rregullt u mbyll pa fitues derisa dy xhudistët shkuan në ‘Golden Score’.

Italiani mori tri gabime dhe Akil Gjakova kaloi tutje për në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, xhudisti ynë u ndesh me xhudistin nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov – por që pësoi disfatë në “Golden Score”.

Akili ka mësuar kundërshtarin për medaljen e bronztë, ku përballë do të ketë japonezin Soichi Hashimoto.

Dueli do të zhvillohet rreth më shumë se gjysmë ore, ndërsa Gjakova do të shpresojë të marrë medaljen e bronztë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti nuk e ftoi në turneun në SHBA, lojtari i reagon në rrjetet sociale

Ancelotti nuk e ftoi në turneun në SHBA, lojtari i reagon në rrjetet sociale

La Liga
Calafiori iu bashkua Arsenalit, por shikoni çfarë i ndodhi italianit kur e prezantoi Arteta

Calafiori iu bashkua Arsenalit, por shikoni çfarë i ndodhi italianit kur e prezantoi Arteta

Premier League
Nico Williams 'merr vendim' për të ardhmen e tij që i ka habitur të gjithë

Nico Williams 'merr vendim' për të ardhmen e tij që i ka habitur të gjithë

La Liga
Donjeta Sadiku eliminohet me pikë nga Lojërat Olimpike

Donjeta Sadiku eliminohet me pikë nga Lojërat Olimpike

Boks
Guler, Endrick dhe Diaz, të frikshëm në stërvitjen e Real Madridit - shpejtësi dhe gola mahnitës

Guler, Endrick dhe Diaz, të frikshëm në stërvitjen e Real Madridit - shpejtësi dhe gola mahnitës

La Liga
Toni Kroos ka disa fjalë për Arda Gulerin, padyshim se do kapin vëmendjen e sensacionit turk

Toni Kroos ka disa fjalë për Arda Gulerin, padyshim se do kapin vëmendjen e sensacionit turk

La Liga
Kalo në kategori