LAJMI I FUNDIT:

BDI: Gjuetia politike e shtrigave dhe kërcënimet me jetë janë dhunë e orkestruar politike

BDI: Gjuetia politike e shtrigave dhe kërcënimet me jetë janë dhunë e orkestruar politike

BDI kallëzimin penal ndaj ish-ministrit të tyre, Kreshnik Bekteshi e ka quajtur si “gjueti politike të shtrigave”.

Kallëzim penal ndaj ish-ministrit Kreshnik Bekteshi
Lexo po ashtu Kallëzim penal ndaj ish-ministrit Kreshnik Bekteshi

“Bashkimi Demokratik për Integrim dënon “gjuetinë politike të shtrigave” të motivuar politikisht që ka në shënjestër ish-Ministrin tonë të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe BDI-në si organizatë politike.

Akuzat e pabaza për “pengim të drejtësisë” të ngritura kundër tij janë të fundit në një seri akuzash dhe kërcënimesh të pabazuara që synojnë diskreditimin e partisë sonë dhe përfaqësuesve të saj.


Gjatë muajit të kaluar, jemi përballur me kërcënime të shumta për jetët e deputetëve dhe eksponentëve tanë partiak, përveç shpifjeve të rreme të përditshme. Këto veprime janë përpjekje të qarta nga qeveria për të devijuar vëmendjen e publikut nga dështimet e saj katastrofike dhe për të frikësuar qytetarin shqiptar, i cili me të drejtë është i indinjuar nga degradimi i shpejtë i pozitës së tij që prej formimit të kësaj qeverie.

Eshtë një përpjekje e hapur për hakmarrje politike ndaj partisë që institucionalizoi dinjitetin e popullit shqiptarë në këtë vend dhe për të heshtur zërin e popullit shqiptar duke e rikthyer shtetin e kapur”, thonë nga BDI.

Është e qartë, theksojnë nga ajtje, se qeveria me legjitimitet monoetnik tenton për të mbuluar paaftësinë dhe keqmenaxhimin e saj duke sulmuar kundërshtarët politikë.

“Qëndrojmë të vendosur dhe nuk do të trembemi nga këto taktika frikacake. BDI mbetet e angazhuar për mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

U bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve tanë të mos bijn pre përmes këtyre veprimeve keqdashëse dhe të qëndrojnë të bashkuar kundër masave shtypëse të kësaj qeverie”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga atje i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe mediave e shoqërisë civile të monitorojnë nga afër këto zhvillime dhe të mbajnë qeverinë përgjegjëse për veprimet e saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion i jashtëzakonshëm në rajonin e Mitrovicës, për tri ditë kontrollohen mbi 600 persona – vetëm tek njëri është gjetur një pistoletë

Aksion i jashtëzakonshëm në rajonin e Mitrovicës, për tri ditë kontrollohen mbi 600 persona – vetëm tek njëri është gjetur një pistoletë

Kronika e Zezë
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Lajme
PDK do t’i drejtohet Prokurorisë Speciale, Tahiri thotë se deputetët e VV-së kundërligjshëm zëvendësuan udhëheqësit e Komisionit hetimor për tekstet shkollore

PDK do t’i drejtohet Prokurorisë Speciale, Tahiri thotë se deputetët e VV-së kundërligjshëm zëvendësuan udhëheqësit e Komisionit hetimor për tekstet shkollore

Arsim
Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve

Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve

Lajme
Rasti i Faton Hajrizit, Koci tregon se çka i tha zyrtari i morgut të Lloznicës në Serbi

Rasti i Faton Hajrizit, Koci tregon se çka i tha zyrtari i morgut të Lloznicës në Serbi

Lajme
Ministri i Mbrojtjes, Maqedonci: 104 kadetë të FSK-së janë duke studiuar në akademitë më të njohura ushtarake brenda dhe jashtë vendit

Ministri i Mbrojtjes, Maqedonci: 104 kadetë të FSK-së janë duke studiuar në akademitë më të njohura ushtarake brenda dhe jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori