LAJMI I FUNDIT:

Gjuajti me armë zjarri në aheng familjar, i konfiskohet arma dhe arrestohet

Gjuajti me armë zjarri në aheng familjar, i konfiskohet arma dhe arrestohet

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 28.07.2024 përmes rrugëve operative ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në një lagje të qytetit të Gjilanit.

Njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë vendin e ngjarjes ku kanë takuar të dyshuarin B.J. (viti i lindjes 1971, mashkull kosovar) i cilët  dyshohet se gjatë një ahengu familjar (dasmë) ka shtënë me armë zjarri.

Nga i dyshuari në këtë rast janë konfiskuar një (1) armë e llojit ES Ecol e kalibrit 9mm dhe  njëmbëdhjetë (11) gëzhoja të kalibrit 9mm. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.


Me urdhër të Prokurorit të Shteti i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan me që jemi në sezonin kur jemi të bashkuar për të ndarë kohë të mirë dhe gëzime familjare, u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë këtyre evenimenteve. Në të shkuarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike.

“Ne duhet të marrim përgjegjësinë tonë për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe paqësor për të gjithë, andaj ,,Festoni me zemër, jo me armë’’”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori