LAJMI I FUNDIT:

Krenaria e Kosovës, DISTRIA KRASNIQI – medalja e dytë olimpike, merr të argjendtën në PARIS 2024

Krenaria e Kosovës, DISTRIA KRASNIQI – medalja e dytë olimpike, merr të argjendtën në PARIS 2024

Finalja e madhe në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ në xhudo në kategorinë për femra deri në -52 kilogramë, mes Distria Krasniqit dhe Diyota Keldiyorova, i ka takuar xhudistes uzbeke.

Kjo është medalja e dytë në karrierën e saj në Lojëra Olimpike, pas asaj të artë në Tokio para tri vitesh. Për trajnerin e saj, Driton Kuka është medalja e katërt, me tri të arta dhe një të argjendtë.

Distria Krasniqi në përballje me Diyota Keldiyorovan, luftoi shumë, por nuk ia doli, duke e humbur finalen me një wazzari të uzbekes.


Drejt medaljes së argjendtë, në gjysmëfinale Distria u përball me xhudisten italiane Odette Giuffrida, ku fitoi me ‘golden score’, pasi italiania shmangej tërë kohën nga lufta dhe mori tri vërejtje.

Xhudistja nga Kosova mori katër fitore të jashtëzakonshme në katër meçe, duke konfrimuar dominimin e saj.

Krasniqi me ippon mposhti xhudistet Maryam March Maharani nga Indonezia dhe Gafen Primo nga Izraeli në fazat e para të garës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Xhudo
Ish-sensacioni i Ligës Premier që refuzoi kontratën dhjetëvjeçare të Barcelonës, nënshkruan për klubin e 16-të në karrierë

Ish-sensacioni i Ligës Premier që refuzoi kontratën dhjetëvjeçare të Barcelonës, nënshkruan për klubin e 16-të në karrierë

Ligat tjera
Barcelonës i vjen oferta që do t'ia zgjidh problemet dhe mund të bëjë blerjet që i do

Barcelonës i vjen oferta që do t'ia zgjidh problemet dhe mund të bëjë blerjet që i do

La Liga
Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Ligat tjera
Ylli i Real Madridit i

Ylli i Real Madridit i "bie pishman", nuk dëshiron të largohet këtë verë

La Liga
Andre Onanas i thuhet se mund të luajë në mesfushë pasi 'ia përfundoi karrierën' yllit të Arsenalit

Andre Onanas i thuhet se mund të luajë në mesfushë pasi 'ia përfundoi karrierën' yllit të Arsenalit

Premier League
Kalo në kategori