Italia dhe Kina kanë nënshkruar një plan veprimi tre-vjeçar për të zbatuar marrëveshjet e kaluara dhe për të eksperimentuar me forma të reja bashkëpunimi, ka njoftuar kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në një vizitë zyrtare në kryeqytetin kinez.
Bëhet e ditur se Meloni po përpiqet të rivendosë marrëdhëniet me Kinën pasi frika e një lufte tregtare me Bashkimin Evropian është e ndërthurur me interesin e vazhdueshëm për tërheqjen e investimeve kineze në prodhimin e veturave dhe sektorë të tjerë.
“Sigurisht që kemi shumë punë për të bërë dhe jam e bindur se kjo punë mund të jetë e dobishme në një fazë kaq komplekse në nivel global dhe gjithashtu e rëndësishme në një nivel shumëpalësh”, tha ajo në fillim të takimit me kryeministrin kinez, Li Qiang.
Siç raportohet, vizita e saj pesë-ditore vjen disa muaj pasi Italia u tërhoq nga Iniciativa e Kinës “Një brez dhe një rrugë”, një politikë nënshkrimi e presidentit kinez Xi Jinping për të ndërtuar infrastrukturën e energjisë dhe transportit në mbarë botën për të stimuluar tregtinë globale duke thelluar gjithashtu lidhjet e Kinës me kombet e tjera.
Megjithatë, Italia mbetet e prirur për të ndjekur një marrëdhënie të fortë ekonomike me Kinën, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Stellantis, një prodhues i madh veturash që përfshin Fiatin e Italisë, njoftoi në maj se kishte krijuar një kompani të përbashkët me Leapmotor, një startup kinez i veturave elektrike, për të filluar shitjen e makinave EV në Evropë.
Pechino, il mio intervento al Business Forum Italia-Cina pic.twitter.com/ihM98acwU3
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) July 28, 2024
Li, duke iu drejtuar biznesmenëve italian dhe kinez pas takimit me Melonin, tha se “shtytja e Kinës për të përmirësuar ekonominë e saj do të rrisë kërkesën për produkte cilësore, duke zgjeruar mundësitë për bashkëpunim mes kompanive nga dy vendet”.
Ai u zotua të hapë më tej tregjet kineze, të sigurojë që kompanitë e huaja të kenë të njëjtin trajtim si ato kineze dhe të krijojnë një mjedis biznesi transparent dhe të parashikueshëm, duke iu përgjigjur ankesave të dëgjuara shpesh nga bizneset që operojnë.
“Në të njëjtën kohë, ne shpresojmë se pala italiane do të punojë me Kinën për të ofruar një mjedis biznesi më të drejtë dhe jodiskriminues për kompanitë kineze që bëjnë biznes në Itali”, tha lideri kinez.
Ndryshe, Meloni tha se të dy palët kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi industrial që përfshin automjetet elektrike dhe energjinë e rinovueshme, të cilat ajo i përshkroi si “sektorë ku Kina tashmë ka operuar në kufirin teknologjik për disa kohë dhe po ndan kufijtë e dijes me partnerët”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raporti i Jack Smithit për Donald Trumpin – gjashtë pikat kyçe të prokurorit
U vlerësuan si “plehra”, por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri
Partia ekstreme e djathtë gjermane, AfD u dhuron emigrantëve bileta false të aeroplanit
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri
Raporti i Jack Smithit për Donald Trumpin - gjashtë pikat kyçe të prokurorit
Ushtarët koreano-verior po kryejnë vetëvrasje për të mos u kapur nga ukrainasit
Komandanti ukrainas: Ushtarët e Wagner janë fëmijë në krahasim me koreano-veriorët
Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë
Musk ‘ndërhyn’ edhe në Australi, reagon ashpër kryeministri Albanese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri