A keni menduar ndonjëherë se si do të dukej bota nëse të gjithë do të zhdukeshin papritur?
Çfarë do të ndodhte me të gjitha gjërat tona? Çfarë do të ndodhte me shtëpitë tona, shkollat tona, lagjet tona, qytetet tona? Kush do t’i ushqente qentë? Kush do ta priste barin? Edhe pse është një temë e zakonshme në filma, shfaqje televizive dhe libra, fundi i njerëzimit është ende një gjë e çuditshme për ta menduar.
Heshtje
Nëse njerëzit thjesht do të zhdukeshin nga bota dhe ju do mund të ktheheshit në Tokë një vit më vonë për të parë se çfarë kishte ndodhur, gjëja e parë që do të vinit re nuk do të shihej me sytë tuaj.
Por, do të dëgjohej me veshët tuaj.
Bota do të ishte e qetë. Dhe do të kuptonit se sa zhurmë bëjnë njerëzit. Ndërtesat tona janë të zhurmshme. Veturat janë të zhurmshme. Qielli është i zhurmshëm. E gjithë ajo zhurmë do të ndalonte.
Ju do të vini re motin. Pas një viti pa njerëz, qielli do të ishte më i kaltër, ajri më i pastër. Era dhe shiu do të pastronin sipërfaqen e Tokës; i gjithë pluhuri do të zhdukej.
Imagjinoni, atë vit shtëpia juaj do të qëndronte “e vetme pa u shqetësuar nga askush”, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Nëse shkoni brenda shtëpisë suaj, në rubinet nuk do të keni ujë. Kjo pasi sistemet e ujit kërkojnë pompim të vazhdueshëm. Nëse askush nuk është në ujësjellësin publik për të menaxhuar makineritë që pompojnë ujin, atëherë nuk ka ujë.
Nuk do të kishte as energji elektrike. Termocentralet do të ndalonin së punuari, sepse askush nuk do t’i monitoronte. Kështu që shtëpia juaj do të ishte e errët, pa drita, TV, telefona apo kompjuterë.
Shtëpia juaj do të ishte edhe me pluhur. Në fakt, ka pluhur në ajër gjatë gjithë kohës, por ne nuk e vërejmë atë sepse sistemet tona të ajrit të kondicionuar e shpërndajnë atë.
Dhe ndërsa lëvizni nëpër dhomat e shtëpisë tuaj, ju gjithashtu mbani pluhurin në lëvizje.
Bari në oborrin tuaj do të rritej. Do të shfaqeshin barëra të këqija.
Shumë bimë që nuk i keni parë kurrë më parë do të kishin zënë rrënjë në oborrin tuaj. Askush nuk do të ishte aty për t’i nxjerrë ose për t’i prerë.
Në lagjen tuaj, kafshët do të endeshin përreth, duke parë dhe pyetur veten. Fillimisht të vegjlit: minjtë, rakunat dhe dhelprat.
Kafshët më të mëdha do të vinin më vonë – dreri, kojota dhe ariu. Jo në vitin e parë, ndoshta, por me siguri do të vinin.
Pa drita elektrike, ritmi i botës natyrore do të kthehej. Drita e vetme do të ishte nga Dielli, Hëna dhe yjet. Krijesat e natës do të ndiheshin mirë që kishin rikthyer në qiellin e tyre të errët.
Zjarret do të ndodhnin më shpesh. Pa njerëzit që t’i shuanin, ato zjarre do të vazhdonin derisa të digjnin gjithçka.
Pas vetëm një viti, objektet nga betoni – rrugët, urat dhe ndërtesat – do të dukeshin pothuajse të njëjta.
Kthehuni, le të themi, një dekadë më vonë dhe do të vëreni çarje në to.
Kjo ndodh sepse Toka është vazhdimisht në lëvizje. Me këtë lëvizje vjen presioni dhe me këtë presion vijnë edhe çarjet. Përfundimisht, rrugët do të plaseshin aq shumë sa do të dukeshin si xham i thyer, madje edhe pemët do të rriteshin nëpër to.
Urat me këmbë metalike do të ndryshkeshin ngadalë. Trarët dhe bulonat që mbajnë lart urat do të ndryshkeshin gjithashtu.
Digat dhe pendët që njerëzit kanë ndërtuar mbi lumenjtë dhe përrenjtë e botës do të gërryheshin.
Bimët që hamë do të fillonin të zhdukeshin.
Kafshët e buta do të ishin pre e lehtë për arinjtë, kojotat, ujqërit dhe panterat.
Dhe kafshët shtëpiake? Macet do të bëheshin të egra. Shumica e qenve gjithashtu nuk do të mbijetonin.
Pas një mijë vjetësh, bota që mbani mend do të ishte ende e paqartë e dallueshme.
Disa gjëra do të mbeten; varet nga materialet nga të cilat janë bërë, klima në të cilën ndodhen dhe thjesht fati.
Një ndërtesë, një kinema, ose një qendër tregtare e shkatërruar do të qëndronin si monumente të vjetra të një qytetërimi të humbur.
Perandoria Romake u shkatërrua më shumë se 1,500 vjet më parë, megjithatë edhe sot mund të shohim mbetje të saj.
Ndryshe, zhdukja e papritur e njerëzve nga bota do të zbulonte diçka për mënyrën se si ne e trajtuam Tokën.
Do të na tregonte gjithashtu se bota që kemi sot nuk mund të mbijetojë pa ne dhe se ne nuk mund të mbijetojmë nëse nuk kujdesemi për të. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUrdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
Trump e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme