LAJMI I FUNDIT:

Tensione në Lindjen e Mesme: Irani paralajmëron Izraelin kundër përshkallëzimit

Tensione në Lindjen e Mesme: Irani paralajmëron Izraelin kundër përshkallëzimit

Irani ka paralajmëruar Izraelin kundër përshkallëzimit, pas rritjes së tensioneve midis tij dhe Hezbollahut në Liban.

Në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanaani, Irani tha se Izraeli “duhet të jetë i mençur për të shmangur atë që e quajti aventurë të re” në Liban.

Bëhet e ditur se Irani mbështet grupin Hezbollah, së bashku me një numër grupesh të tjera militante në Lindjen e Mesme.


Ndryshe, së fundmi ushtria izraelite ka njoftuar se ka goditur objektivat e Hezbollahut “thellë brenda territorit libanez”, duke sulmuar depo të armëve dhe “infrastrukturën terroriste”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Izraeli godet objektivat e Hezbollahut 'thellë brenda' Libanit pas sulmit vdekjeprurës në fushën e futbollit në Lartësitë Golan
Lexo po ashtu Izraeli godet objektivat e Hezbollahut 'thellë brenda' Libanit pas sulmit vdekjeprurës në fushën e futbollit në Lartësitë Golan

Ky sulm vjen pas paralajmërimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se grupi militant libanez Hezbollah “do të paguajë një çmim të rëndë” për një sulm në një fushë futbolli në Lartësitë Golan që vrau të paktën 11 fëmijë dhe adoleshentë.

Izraeli fajësoi Hezbollahun për sulmin në rajonin e kontrolluar nga Izraeli, por Hezbollahu nxitoi ta mohonte akuzën – diçka që e bën rrallë.

Sulmi në Lartësitë Golan thuhet të jetë më vdekjeprurësi ndaj civilëve izraelitë që kur luftëtarët e Hamasit kaluan me paraglide mbi kufirin nga Gaza në jug të Izraelit për të kryer masakrën e 7 tetorit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hezbollahu

Hezbollahu "në gatishmëri të lartë" pas sulmeve izraelite

Botë
Grupi militant Hezbollah sulmon një komunitet në veri të Izraelit

Grupi militant Hezbollah sulmon një komunitet në veri të Izraelit

Botë
Peshkaqeni i madh po notonte “si kurrë më parë” në ujërat e cekëta të një plazhi spanjoll, përballë turistëve të habitur

Peshkaqeni i madh po notonte “si kurrë më parë” në ujërat e cekëta të një plazhi spanjoll, përballë turistëve të habitur

Evropa
Zgjedhjet në Venezuelë: Për herë të parë në 25 vjet rrezikohet Partia Socialiste

Zgjedhjet në Venezuelë: Për herë të parë në 25 vjet rrezikohet Partia Socialiste

Botë
Putin paralajmëron SHBA-në kundër vendosjes së raketave me rreze të gjatë veprimi në Gjermani

Putin paralajmëron SHBA-në kundër vendosjes së raketave me rreze të gjatë veprimi në Gjermani

Botë
Kush qëndron pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të Francës?

Kush qëndron pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të Francës?

Botë
Kalo në kategori