LAJMI I FUNDIT:

Caktohet gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në finalen e Superkupës së Evropës

Caktohet gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në finalen e Superkupës së Evropës

Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka vendosur se zvicerani Sandro Scharer do të ndajë drejtësinë në finalen e Superkupës së Evropës mes Real Madridit dhe Atalantas.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën e 14 gushtit në “National Stadium” në qytetin e Varshavës në Poloni.

36-vjeçari ka qenë një gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2015 dhe ka ndarë drejtësinë në 86 ndeshje të UEFA-s deri më tani, ndërsa rregullisht ka ndarë drejtësinë në kompeticionet e UEFA-s.


Ai ishte përzgjedhur si njëri prej gjyqtarëve për Euro 2024, aty ku ndau drejtësinë në dy ndeshje të fazës së grupeve.

Scharer gjithashtu referoi një ndeshje të fazës me eliminim në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës sezonin e kaluar.

Zvicerani do të udhëheq një ekip gjyqtarësh me eksperiencë në Superkupën e Evropës, me gjashtë pjesëtarë që tashmë kanë qenë pjesë e Euro 2024.

Ai do të asistohet nga dy gjyqtarët tjerë zviceranë Stephane De Almeida dhe Jonas Erni, ndërsa Mykola Balakin (Ukrainë) do të shërbejë si gjyqtar i katërt.

Bastian Dankert (Gjermani) do të jetë përgjegjës për dhomën e VAR-it, ndërsa ai do të asistohet nga Fedayi San (Zvicër) dhe Christian Dingert (Gjermani)./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori