LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Ka dyshime për keqpërdorime në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve

Mickoski: Ka dyshime për keqpërdorime në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve

“Me sa di unë, ka indicie për abuzime, ka indikacione për krijimin e një qendre pushteti në prokurori dhe gjyqësor që është e kontrolluar nga partia, përmes shpalljeve të manipuluara, zgjedhjeve e të ngjashme. Ka indikacione të tilla, nëse do të vërtetohen do të tregojë MPB-ja”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke folur për bastisjen e djeshme në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve.

Kryeministri Mickoski shtoi se nëse vërtetohen këto indikacione, do të jetë një dëshmi më shumë se Prokuroria dhe gjyqësori janë të kapur nga partia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Por, nëse vërtetohet, nga ajo që kam në dispozicion, është një hap tjetër drejt faktit që realisht kemi një prokurori dhe gjyqësor të kontrolluar dhe të kapur nga partia dhe nuk më habit që besimi është vetëm dy për qind”.


“Ne do të vazhdojmë në vazhdimësi luftën kundër kriminelëve në sistemin e drejtësisë. Po e përsëris, bëhet fjalë për përjashtime. Kemi shumë prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm, por fatkeqësisht janë në prapavijë, këta janë në radhë të parë të paktë dhe prandaj situata është kështu, pra besimi është dy për qind modest”, tha Mickoski.

Kryeministri Mickoski u shpreh i vendosur se në vend duhet të mbizotërojë drejtësia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme
Kalo në kategori