LAJMI I FUNDIT:

Klubi nga liga e tetë e Anglisë synon ta transferojë fituesin e Topit të Artë

Klubi nga liga e tetë e Anglisë synon ta transferojë fituesin e Topit të Artë

Një klub anglez ka bërë një ofertë të guximshme për një fitues të Topit të Artë dhe ekipin e tij përpara sezonit të ri, por nuk është hera e parë.

Me afrimin e shpejtë të sezonit të ri, skuadrat e të gjitha niveleve të futbollit po përforcojnë radhët e tyre.

Klubet nga e mbarë bota udhëtojnë nëpër vendet e ndryshme si në Shtetet e Bashkuara, Azi dhe Australi për turne fitimprurës para-sezonal.


Kjo është pikërisht ajo që Atherton Collieries po përpiqet të bëjë. Skuadra e Lancashire po përgatitet për jetën në kategorinë e tetë të futbollit anglez pasi pësoi rënie nga Premierliga Veriore sezonin e kaluar.

Këtë sezon ata do të përballen me ekipe si Stalybridge Celtic, Bootle dhe Wythenshawe FC, por ata kanë synimin e tyre në një miqësore me skuadrën Saudite Pro League, Al-Ittihad.

Nëntë herë kampionët e Arabisë Saudite kanë në skuadrën e tyre fituesin e Topit të Artë të vitit 2022, Karim Benzema, ish-yllin e Chelseat, N’Golo Kante dhe ish-mesfushorin e Liverpoolit, Fabinho.

The Colls kontaktuan drejtpërdrejt dy herë fituesit e AFC Champions League për një ndeshje përmes X, por kërkesa nuk është aq e rastësishme sa mund të mendoni.

Të dy skuadrat në fakt u takuan për një miqësore para-sezonale në verën e vitit 2019, me skuadrën që arriti në mënyrë të jashtëzakonshme një fitore 2-0.

Por, tani Collieries po synon të bind Benzeman që të kalojë në radhët e tyre, e që ky operacion do të jetë shumë i vështirë.

Sulmuesi francez fiton mbi 500 mijë euro në javë, diçka që klubi anglez që luan në ligën e tetë nuk mund ta përballojë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Ligat tjera
Gjashtë herë kampioni i Francës dhe një nga klubet e mëdha në vend pushon së ekzistuari si profesionist, kontratat me të gjithë lojtarët u ndërprenë

Gjashtë herë kampioni i Francës dhe një nga klubet e mëdha në vend pushon së ekzistuari si profesionist, kontratat me të gjithë lojtarët u ndërprenë

Ligue 1
Llapi ende pa fitore në garat evropiane, humbja e sotme ndaj Brondbyt theu një rekord negativ për klubet kosovare në Evropë

Llapi ende pa fitore në garat evropiane, humbja e sotme ndaj Brondbyt theu një rekord negativ për klubet kosovare në Evropë

Superliga
Tifozët e Chelseat kanë shqetësime të mëdha se ylli i tyre

Tifozët e Chelseat kanë shqetësime të mëdha se ylli i tyre "po shkatërrohet" nga taktikat e Marescas

Premier League
ESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë

ESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon më shumë se që duhet për pozicionin e ri të Mbappes te Real Madridi

Ancelotti zbulon më shumë se që duhet për pozicionin e ri të Mbappes te Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori