Liqeni artificial i Ujmanit si një vend atraktiv është duke u shfrytëzuar nga shumë qytetarë për relaksim në këto ditë të nxehta të verës.
Por, të dielën që lamë pas ndodhi një shpërthim pikërisht afër zonës së liqenit. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar dhe u dëmtuan vetëm tri vetura.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani në një intervistë për Telegrafin ka folur rreth këtij rasti dhe hetimet që janë duke u zhvilluar për këtë rast.
Ai tha se zona konsiderohet e sigurt dhe ka shtim të patrullimit nga Policia. Elshani tutje njoftoi se Policia është duke hetuar rastin me qëllim të ndriçimit të të gjitha rrethanave.
“Po të dielën, rreth orës 14:30 ka pasur një shpërthim që ende nuk është përkufizu se çka e ka shkaktuar atë shpërthim. Sidoqoftë, të lënduar në njerëz nuk kemi pas dhe tri vetura kanë qenë të dëmtuara në atë rast.
Ne kemi frekuentim të njerëzve, sidomos ditëve të vikendit, në atë zonë. Zona konsiderohet të jetë e sigurt për momentin, sepse e kemi edhe forca të shtuara policore në atë zonë. Sidoqoftë 100 për qind nuk ka siguri. Por, konsiderojmë që me siguri që do të shohim edhe njerëz të tjerë numër më të madh që frekuentojnë atë zonë. Policët janë aty për çdo eventualitet.
Policia ka fillu hetimin lidhur me rastin e fjalë. Kemi pasur disa bastisje, të cilat janë zhvillu lidhur me rastin. Nuk kemi për momentin të dyshimtë, nuk kemi persona të arrestuar. Mirëpo, jemi duke punuar në ndriçim të rastit”, ka thënë Elshani.
Ai tha se komplet zonën e Ujmanit janë duke e menaxhuar.
“E jona është me tregu që ka shtim të numrit të patrullave policore, ka policë të cilët edhe shihen edhe nuk shihen. Menaxhimi i vendit edhe i komplet zonës së Ujmanit bëhet në forma policore, që do të thotë ne jemi duke e kontrollu atë zonë. Përsëri them nuk është 100 për qind e sigurt asgjë, as në këtë moment kur ne flasim këtu, nuk kemi siguri 100 për qind. Sidoqoftë, policia është me numër të madh në atë zonë dhe konsiderojmë që zona mund të konsiderohet e sigurt”, tha ai.
Tutje Elshani tregoi se ditën që ndodhi shpërthimi rreth orës 21:00 kanë kryer një bastisje.
“Nuk mund të themi diçka, çka mund të themi është se atë ditë kemi pasur një bastisje diku në ora 21:00, ndërsa hetimet e tjera, po mendoj veprimet e tjera policore janë në kuadër të hetimeve dhe nuk mund të zbardhim më shumë”, tha ndër të tjera Elshani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë