LAJMI I FUNDIT:

Nuk mjaftojnë Hojlund dhe Zirkzee, Ten Hag kërkon transferimin e një tjetër sulmuesi

Nuk mjaftojnë Hojlund dhe Zirkzee, Ten Hag kërkon transferimin e një tjetër sulmuesi

Manchester United po kërkon transferimin e një tjetër sulmuesi pasi kanë nënshkruar me Joshua Zirkzee.

Erik Ten Hag ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta përforcojnë skuadrën me një tjetër sulmues dhe Ivan Toney është objektivi i klubit.

Sipas mediave angleze, Erik ten Hag e ka identifikuar Toneyn si një opsion të vlefshëm për të forcuar repartin ofensivë veçanërisht duke pasur parasysh se sulmuesi nuk është i gatshëm të rinovojë kontratën e tij me Brentford.


Top sulmuesi anglez i ofrohet Man Unitedit në një lëvizje të jashtëzakonshme pas transferimit të Zirkzee
Lexo po ashtu Top sulmuesi anglez i ofrohet Man Unitedit në një lëvizje të jashtëzakonshme pas transferimit të Zirkzee

Në dy verat e fundit, Manchester United ka shtuar dy sulmues në skuadrën e tyre. Rasmus Hojlund, i cili erdhi sezonin e kaluar, ka shfaqur shkëlqime cilësore me 16 gola në sezonin e tij të parë, derisa javë më parë kanë nënshkruar edhe me Joshua Zirkzee.

28-vjeçari Toney vazhdimisht është lidhur me top klubet angleze dhe Ten Hag dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij nga sezoni i ri.

Ivan Toney u zemërua shumë me Southgate për inkuadrimin e tij në lojë, por më vonë ai u bë hero i Anglisë
Lexo po ashtu Ivan Toney u zemërua shumë me Southgate për inkuadrimin e tij në lojë, por më vonë ai u bë hero i Anglisë

Përkundër se Brentford e vlerëson lartë yllin e tyre, Manchester United nuk është gati të ofrojë më shumë se 40 milionë euro për anlgezin.

Nga ana tjetër Toney po kërkon një kontratë të konsiderueshme, me shifra që mund të arrijnë 250,000 funte në javë në destinacionin e tij të ardhshëm, dhe United ka potencialin për të përmbushur këto pritje financiare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori